Vetro Energy konfirmon pagesën 170 mln euro

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:31

Kompania amerikane fituese në tenderin për privatizimin e gjigandit të naftës Albpetrol, “Vetro Energy” ka kryer pagesën e 20 % të garancisë së kontratës. Kompania ka deklaruar se është bërë pagesa prej 170 milionë euro e kërkuar si garanci e kontratës.

Kjo i hap rrugë vijimit të procesi të privatizimit dhe finalizimit të saj mes kompanisë dhe qeverisë shqiptare. Ajo ka afruar datën e pagesës tërësore prej 850 milionë euro. Kompania “Vetro Energy” u shpall fituese në tenderin për shitjen e kompanisë Albpetrol. “Vetro Energy” veç ofertës financiare 850 milionë euro të ofruar për 100 % të aksioneve të Albpetrol, ka premtuar që në pesë vitet e ardhshme të investojë 220 milionë dollarë. Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”.

13 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.