Arkiv-Lajme të përditësuara

PS: Berisha përgjegjës për dështimin

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:14

Opozita deklaron se për dështimin e statusit ka vetëm një fajtor dhe ai është Kryeministrit me Qeverinë e tij.

Berisha: Rama ia arriti qëllimit të tij

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:12

Kryeministri Sali Berisha nuk duket se ka ndërmend t'i bëjë më thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama, për votimin e tre ligjeve, që ishin kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kur vendet anetare bene te qarte, se do te rishikojne vendimin e tyre sapo Komisioni Europian te raportoje nje situate te re nga Shqiperia, Kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se zoti Rama nuk do te lejoje Partine Socialiste te votoje ligjet e kerkuara derisa te zhvillohen zgjedhjet.

Topi: Berisha, njeriu që dhunon votat, duke nisur nga vota ime

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:10

Kryetari i Frymës se Re Demokratike, Bamir Topi, i ka quajtur deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet si jo realiste duke nënvizuar se ai vazhdon të jetë dhunuesi i votimeve të lira e të ndershme. Zoti Topi iu referua edhe votimit të tij në zgjedhjet vendore, gjatë kohës kur ishte president.

Refuzimi i statusit, PDIU kërkon tryezë partish

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:36

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përsëritur edhe njëherë sot thirrjen për mbledhjen e një tryezë të të gjithë partive politike, për të arritur në një zgjidhje të ngërçit politik, i cili sipas saj, solli refuzimin e rradhës për satusin kandidat.

“Ky lajm i keq vjen pikërisht në kohën kur 22 vjet më parë mijëra të rinj shqiptar rrëzuan komunizimin me ëndrrën e madhe për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Por kjo ëndërr ende nuk po realizohet.”- thuhet në reagimin e PDIU-së.

Moti i keq, viktima e dytë nga i ftohti

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:34

Shenohet viktima e dyte nga moti i keq. Sipas te dhenave te para te policise shtetasi Orgest Daja, 38 vjeç u gjet pa ndjenja pranë shtëpisë në akull.

Ai u dergua me urgjence ne spital, por mesohet se nderroi jete pak ore me pas, duke mos shpetuar dot edhe pas ndihmes mjekesore.

Pas hetimeve te rastit rezultoi se ai  vuante prej kohësh me probleme zemre dhe mendohet se i ftohti, i ka renduar gjendjen.

Dita e sotme ka zbardhur me temperatura me te uleta, nderkohe ne zonat e thella vijojne te jene te bllokuara per shkak te bores.

BB: Borxhi kërcënon ekonominë

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:33

Banka Botërore paralajmëron Qeverinë shqiptare se thyerja e kufirit ligjor të borxhit do të cënojë rritjen ekonomike të vendit.

Në një intervistë dhënë për Reuters shefja e misionit të Bankës në Shqipëri, Ksenia Lvovski deklaroi se shkelja e kufirit prej 60 për qind nuk është një sinjal i mirë për tregjet dhe për rritjen ekonomike të vendit. 

Sipas saj Shqipëria duhet të fokusohet në konsolidimin e financave të saj. "Qeveria duhet të përmirësojë mbledhjen e taksave dhe të shtrëngojë shpenzimet për rrogat dhe pensionet," ka thënë Lvovski për Reuters.

Bushati: Statusi peng i Qeverisë

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:29

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati shpalosi qëndrimin e opozitës lidhur me zhvillimet e sotme në Bruksel. Bushati tha se 'Jo' e Brukselit vjen si mungese e reformave ne ato qe cilesohen si kolonat e shtetit.

Ai komentoi edhe vërejtjen e Europës për retorikën nacionaliste, duke e cilësuar atë si të papranueshme.

Franca: Plotësoni detyrimet e BE-së

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:27

Pas Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministri francez i shtetit për çështjet europiane, Bernard Cazaneuve, shpjegoi për TCH se për Francën, perspektiva europiane e Shqipërisë mbetet e hapur, për sa kohë vendi është i aftë të përmbushë deri në fund reformat.

Sipas ministrit francez, zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një test për këtë perspektivë.

Nuk ka para, Panariti: Do mbyllim disa ambasada

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 02:58

Kreu i diplomacisë, Edmond Panariti deklaroi dje se për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së fondeve, do të mbyllen disa ambasada shqiptare dhe misione diplomatike në të gjithë botën.

Ministri Panariti tha se buxheti për Ministrinë e Jashtme është ulur në zërin e investimeve në vlerën e 60 milionë lekë më pak se viti 2012 dhe se deri më tani është mbyllur Ambasada e Argjentinës dhe ajo e Kualalampurit.

Dështon Albpetroli, ekspertët: Ishte e pritshme

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 02:56

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për ekzekutimin e garancisë 85 milionë euro të ofertës së bujshme prej 850 milionë euro të Albpetrol.

Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, që kryeson grupin negociator të privatizimit, tha negociatat për shitjen e Albpetrol dështuan të mbyllen brenda afatit ligjore, pasi Vetro energy nuk derdhi garancinë tjetër, atë të kontratës, e cila është sa 20 për qind e çmimit ose 170 milionë euro.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara