Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha:Nacionalizmi, s’komentoj Arvizun

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 02:56

Në takimin e radhës me gazetarët, kryeministri Sali Berisha kritikoi premtimin e PS-së, nuk donte të komentonte deklaratat e ambasadorit Arvizu, si dhe dha shpjegime për statusin, censusin dhe zgjedhjet e qershorit 2013.

Skandali me borxhet ndaj CEZ

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 02:54

Në tetor Parlamenti miratoi një akt normativ, përmes të cilit qeveria i hoqi pushtetit vendor 1.3 miliardë lekë grante, për ta detyruar atë të paguajë borxhet ndaj CEZ.

Me gjithë kundërshtimin e fortë që shkaktoi kjo masë, qeveria tha se bashkitë dhe komunat e kanë detyrim ligjor të shlyejnë faturat e energjisë për ujësjellësat.

Meta: Në zgjedhjet 2013, shqiptarët do të ndëshkojnë ata që bllokuan integrimin

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 16:57

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në Përmet, ku përveç përgatitjeve për nisjen e fushatës elektorale, mori pjesë edhe në anëtarësimin e 200 të rinjve në forcën politike, që ai drejton prej 2004-ës.

Duke e konsideruar LSI-në një parti të hapur për çdo qytetar, që ka vullnet për të punuar për të ardhmen e vendit, zoti Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit do të konfirmojnë vullnetin e shqiptarëve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit.

Identifikohen viktimat e tragjedisë në SHBA

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 16:55

Detaje të reja dalin në dritë pas masakrës në shkollën fillore  “Sandy Hook” në Konektikat, SHBA, ku humbën jetën 26 persona, 20 prej tyre fëmijë.Mediat ndërkombëtare kanë publikuar emrat dhe disa fotografi të fëmijëve që humbën jetën. Të gjithë i përkasin moshës nga 6 deri në 7 vjeç.

Viktimat

Fëmijë

Charlotte Bacon, 6

Daniel Barden, 7

Olivia Engel, 6

Josephine Gay, 7

Ana Marquez-Greene, 6

Dylan Hockley, 6

Rama: Rrugëdalja nga kriza e Shqipërisë

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 16:53

I ftuar për të mbyllur konferencën ndërkombëtare “Shqipëria dhe Kriza”, me pjesëmarrje të ekspertëve të ekonomisë vendase dhe të huaj, kryetari  i opozitës, Edi Rama, mbajti një fjalë të gjatë, jo vetëm për atë sesi opozita shqiptare percepton sot krizën ekonomike të Shqipërisë, por më së shumti për rrugëdaljen prej saj.

Qeveria kërcënon CEZ-in

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 16:51

Qeveria ka kërcënuar haptazi drejtuesit e kompanisë CEZ dhe të gjithë punonjësit e saj se do të përballen me masa të forta ligjore, deri në ndjekje penale, nëse vazhdojnë me kufizimet e paligjshme të energjisë.

Eno Bozdo, zv/ministër i METE, theksoi: “METE i kërkon CEZ të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve të saj. Mosofrimi me dashje i një shërbimi publik të domosdoshëm përbën vepër penale, për të cilën do të përgjigjen të gjithë pa përjashtim.”

Haradinaj- Thaçi, koalicioni zyrtarizohet para Krishtlindjeve

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:47

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë. Prijësit e të dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta zyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK, para 24 dhjetorit, shkruan sot Koha Ditore. Sipas gazetës, burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.

SHBA, debati për mbajtjen e armëve

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:45

Një person hyri në një shkollë fillore dhe nisi të qëllonte fëmijët me thikë, në një sulm të mbetur jashtë vëmendjes së medias, pasi ndodhi në të njëjtën ditë me masakrën e tmerrshme në Konektikat, SHBA.

Përpara se agresori të neutralizohej, të paktën 20 fëmijë mbetën të lënduar në atë sulm të ndodhur të premten.

Ngjarja ndodhi në pjesën tjetër të globit, në një qytet në Kinën qëndrore.

E megjithatë, ndërsa disa prej të plagosurve raportohen në gjendje kritike për jetën, asnjë prej 22 fëmijëve të goditur nuk humbi jetën.

Sifilizi rikthehet frikshëm

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:43

Spitalet private nuk raportojnë në Institutin e Shëndetit Publik rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat janë bërë alarmante mes shifrave që po kapen në popullatë nga survejancat e kryera nga specialistë të ISHP-së.

Ndër sëmundjet më alarmante është sifilizi, ku vetem per vitin 2012 raportohen 97 raste, në një kohe kur shifra mund të jetë edhe më e lartë për shkak se nuk raportohen.

ERE: CEZ shkel ligjin

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:42

Enti Rregullator i Energjise Elektrike ka lëshuar në oret e vona ultimatumin  për kompaninë CEZ, duke i kërkuar që të mos realizoje me nderprerje te tjera.

Nëpërmjet drejtorit juridik te ketij institucioni, zotit Eduart Elezi , ERE thekson se ndërprerja e energjisë është në kundërshtim me çdo akt ligjor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara