Haradinaj- Thaçi, koalicioni zyrtarizohet para Krishtlindjeve

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:47

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë. Prijësit e të dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta zyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK, para 24 dhjetorit, shkruan sot Koha Ditore. Sipas gazetës, burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.

“Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër, Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri”, ka thënë një zyrtar i lartë, i cili është në rrjedha të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.

Jozyrtarisht të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, duke shtuar se detajet e marrëveshjes së plotë do të bëhen publike tek pas zyrtarizimit të koalicionit.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.