Arkiv-Lajme të përditësuara

Darka e deputetëve të PD-së, darovitje lekësh dhe valle popullore deri në mesnatë

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:20

Deputetët demokratë kanë festuar dje në Hotel Tirana mbylljen e sesionit parlamentar dhe festat e Fundvitit me një darkë të organizuar nga kryetarja Topalli. Megjithëse pa pjesën më të madhe të aleatëve dhe opozitën, darka ka zgjatur deri afër mesnatës. Siç ndodh në festat e fundvitit, atmosfera ka qenë e ndezur edhe në sajë të muzikës së luajtur nga DJ-i dhe këngëtarja Xhoi Bejko, e ftuar me këtë rast.

PS: Front opozitar me FRD dhe AK?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 03:02

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Flamur Noka kur u pyet në Komisionin e Integrimit për kalimin e një mandati nga Qarku i Beratit në atë të Kukësit, Damian Gjiknuri,Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS shpreh shqetësimin e opozitës për refuzimin sipas tij te pritshëm nga maxhoranca të kërkesës së depozituar në Kryesinë e Kuvendit nga PS, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Çështjen e Mandateve.

Greqia, trajtim të turpshëm emigrantëve

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 03:00

Greqia po përballet me një krizë humanitare lidhur me keqtrajtimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve, thotë një raport i Amnesty International.

Grupi akuzon qeverinë se mban mijëra refugjatë, përfshirë shumë fëmijë, në kushte “të turpshme dhe të tmerrshme”.

Greqia është kthyer në një strehë dhe në një vend tranzit për emigrantët që largohen nga vendet e Azisë dhe Afrikës dhe që më pas tentojnë të depërtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

METE: Bllokim shitjes së CEZ

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:59

Ministria e Energjitikës ka deklaruar se do të bllokojë shitjen e kompanisë CEZ Shpërndarje, të cilën e ka akuzuar për keqmenaxhim dhe mosinformim të situatës së saj financiare.

“Zotërojmë 24 për qind të aksioneve të CEZ Shpërndarje, por për shitjen u njoftuam vetëm nga mediat. CEZ nuk po përmbush asnjë detyrim kontraktor dhe kompania konsiderohet e dështuar”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Në dokumentin në fjalë METE njofton se po punon për të përmirësuar menaxhimin e pjesshëm të kompanisë, e cila i ka shkaktuar vendit një dëm kolosal.

Firmosen ndryshimet e kryeprokurorëve. Adnand Kosova në Tiranë, Eugen Beçi te Krimet e Rënda

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:56

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka firmosur dje dy ndryshime të rëndësishme në organin e akuzës. Prokurori Adnand Kosova është firmosur për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa ndryshimet kanë prekur edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë institucion pritet të marrë drejtimin prokurori Eugen Beçi. Lajmi është bërë i ditur nga burime të organit të akuzës, që thanë se vendimmarrja e prokurorit të Përgjithshëm ka ndodhur ditën e djeshme.

Raporti, Rama: E vërteta e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur vendin

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:55

“Te vertete rrenqethese te pushtetit qe vodhi votat per te vjedhur Shqiperine”.

Keshtu e cileson kreu i Partise Socialiste, Edi Rama raporti e GFi, publikuar nje dite me pare, sipas te cilit nga Shqiperia kane dale ne 5 vite 1.3 miliarde dollare ne menyre te paligjshme.

“E verteta rreqethese e pushtetit qe vodhi votat per te vjedhur Shqiperine -1.3 miliarde USD  “te arratisura”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.

Ne raport, theksohej se parate dale dale permes korrupsionit e menyrave te tjera te paligjshme.

Regjim vizash për disa vende ballkanike?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:52

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se mund te pezullohet levizja e lire per disa vende te Ballkanit Perendimor.

Sipas Fajon kjo mund te vije pas shqetesimit per rritjen e numrit te kerkesave per azil dhe ne menyre te vecante azilkerkuesve te rreme dhe problematike jane disa vende.

BB: Janë shtuar të varfërit

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 15:06

Banka Botërore paralajmëron se krizat shumëfishe që kanë goditur buxhetet e familjeve pas vitit 2008 mund të kenë rritur nivelin e varfërisë në Shqipëri. 

Në raportin e fundit, mbi ekonomitë e rajonit, ku i kushton një kapitull të posaçëm çështjes së varfërisë, Banka thotë se një nga shkaqet se pse niveli i jetesës në Shqipëri mund të jetë përkeqësuar është i lidhur me nivelin e lartë të çmimeve për artikujt ushqimorë. Në studim ekspertët e Bankës vërejnë se familjet shqiptare janë më të pambrojturat në rajon nga krizat e çmimeve dhe ato që goditen më fort. 

Greqia, në grevë 24 orëshe

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 15:04

Greqia eshte perfshire nga nje greve e re 24 oreshe e nenpunesve te sektorit publik,ndersa per tre ore eshte nderprere puna ne gjithe sektorin privat. 

Duke kundershtuar politikat qe po cojne vendin ne recension te panderprere dhe drejt shitjes se pasurise shteterore, dy sindikatat me te medha te vendit kerkojne te mos aprovohet ne parlament ligji i ri fiskal per nenpunesit dhe pensionistet, te mos zbatohen reformat per shkurtimin e vendeve te punes ne sektorin administrativ, te luftohet puna ne te zeze dhe te mbrohen te drejtat e te punesuarve.

Panik për 21 dhjetorin. Sizmika, telefonata për fundin e botës

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 15:01

Qytetërimi i lashtë Maja e ka parashikuar si ditën e fundit të botës. Këtë të premte planetët do të rreshtohen në një vijë, ndërsa Dielli që hyn në fazën e tij maksimale të stuhive dhe shpërthimeve, do të vihet në qendër të Galaktikës sonë. Dhjetëra profeci ndër shekuj e parashikojnë 21 dhjetorin 2012 si fundin e kohës dhe nisjen e rrënimit të gjithçkaje në Tokë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara