Arkiv-Lajme të përditësuara

Vdekja e vajzës, Tavo pezullon mjekët

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 12:42

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur dy grupe që po hetojnë vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare nga Durrësi në spital.

Ndërkohë, ministri VangjelTavo ka pezulluar nga detyra shefat e laboratorit të spitalit të Durrësit dhe Pediatrisë.

“Menjëherë kam urdhëruar ngritjen e dy grupeve specialistësh për të hetuar rastin. Një grup në Durrës dhe një grup në Pediatrinë e Tiranës. Pas përfundimeve të këtyre dy grupeve do marrim një vendim”, u shpreh ministri.

Topalli: Pse nuk votova Prokurorin

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 12:40

Bashkëbisedimi me gazetarët i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ishte këtë fundvit një ndër më interesantët, pasi zonja Topalli foli për herë të parë për mosvotimin ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Nishani: "Opinioni publik ka konstatuar tek unë çfarë premtova: zbatimin e Kushtetutës"

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:48

Në 22 vitet e pluralizmit asnjë kryetar i shtetit shqiptar nuk ka pranuar deri më sot të debatojë me analistë apo kritikë të shtypit. Për herë të parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pranuar të ketë një debat me analistët më të njohur në vend rreth gjashtë muajve të tij si President dhe rreth vendimeve më të debatueshme që priteshin përpara se ai të zgjidhej President, të cilat tashmë i ka marrë.

Kaos me targat, qytetarët nuk gjejnë emrat në sistem

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:46

Qytetarët që kanë shkuar të kryejnë kolaudimin e mjetit janë ndodhur para një “surprize”, pasi targa e mjetit të tyre nuk rezulton fare në sistem. Gazeta ka zbuluar me dhjetëra raste kur qytetarët, edhe pse me targa të rregullta në mjet, figurojnë jashtë sistemit online. Të gjendur përpara kësaj situate me pronarë e automjeteve nuk kanë bërë kolaudimin e makinës dhe janë detyruar të ribëjnë edhe njëherë dokumentet e targave.

Gjendet “formula” e koalicionit, Thaçi kryeministër dhe Haradinaj president

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:44

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjetur “formulën” se si ta ndajnë pushtetin me AAK-në.

Drejtuesit e partisë më të madhe në vend janë të gatshëm që liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, t’i ofrojnë postin e të parit të vendit, ndërsa postin e kryeministrit te vazhdojë ta mbajë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

Ish të përndjekurit qëllojnë me vezë makinat e Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:43

Ish te perndjekurit kane qelluar me veze dy makina zyrtare.

Sipas te dhenave te para mesohet se makinat kane qene perpara Kryesise se Kuvendit, ne momentin qe jane qelluar.

Mesohet se dy makinat me targa zyrtare i perkasin Gjykates Kushtetuese.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Krasniqi mund të largohet nga PDK

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi lë të hapur mundësinë e shkëputjes nga Partia Demokratike e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje pas deklaratës së një dite më parë se është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve në PDK për një vendim të ri, Krasniqi njëherësh Sekretar i Përgjithshëm PDK-së tha se ardhmja politike varet nga interesi i qytetarëve dhe jo nga ato që ai i quajti inate personale.

“Shërbimet sekrete jashtë kontrollit, po kthehen në polici partiake të Berishës”

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:31

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, në intervistën dhënë për gazetën “Shqip” jep alarmin për kthimin e strukturave kryesore të shërbimit inteligjent në një polici partiake të Kryeministrit Sali Berisha. Gjoni jep raste konkrete ku SHISH po del nga kontrolli, duke përgjuar aktivitete politike, grevën e ish të përndjekurve dhe madje dhe protestat e banorëve për CEZ-in. Për deputetin e PS-së, të gjitha shërbimet sekrete SHIU, SHISH dhe SHKB janë prej kohësh jashtë kontrollit parlamentar. “Asnjë prej tyre nuk mbikëqyret a monitorohet.

Dhuna në polici, hajdutit të flamujve i ra të fikët

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:28

Tre efektiva të Policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë po hetohen për akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare gjatë shoqërimit dhe mbajtjes në ndalim të dy djemve.

Ngjarja ndodhi më 24 nëntor, pasi dy adoleshentët vodhën dy flamuj kombëtarë të vendosur në hapësirat publike në Tiranë. Skena e dhunës ndaj njërit prej djemve u filmua dhe u shpërnda në internet, ndërsa policët kanë thënë se “nuk e kemi parë kolegun duke rrahur të ndaluarin”.

Tensioni në Shkup, pak shpresa për kompromis

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:26

Diplomatë evroperëndimor në Shkup alarmojnë se rritja e tensioneve dhe përplasjeve politike mund të çojnë drejt perkeqesimit të situatës së përgjithshme në Maqedoni.

Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet e fundit dhe protestat e dhunshme në Maqedoni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara