Arkiv-Lajme të përditësuara
“Legalizohen” sërish fishekzjarret
Sipas urdhëresës së Bashkisë së Tiranës, shitja e fishekzjarreve, kapsollave dhe mjeteve të tjera eksplozive, si elementë të festës, është e ndaluar. Por kjo nuk i pengon shitësit e bizneseve të vogla që t’i tregtojnë ato lirisht, pa u shqetësuar se do të ndëshkohen.
Por faji nuk është vetëm i shitësve apo Bashkisë. Shumë qytetarë janë kundër shitjes së fishekzjarreve dhe shashkave, por ka edhe të tjerë që vazhdojnë t’i blejnë ato me shumicë, pavarësisht rrezikshmërisë që mbartin.
Cmimet dalin nga “kontrolli”
Cmimet dalin nga “kontrolli”
30/12/2012
Cmimet e frutave dhe perimeve këto ditë të fundit të vitit 2012 kanë pësuar rritje.
Në tregun e ish-uzinës “Dinamo”, një kilogram trangull shitet në ditën e parafundit të vitit 320 lekë, një kilogram domate 150 lekë. Ndërkohë që produktet e tjera kanë shënuar një rritje me 20 deri në 30 lekë.
Qytetarët, tregojnë të indinjuar se këto çmime janë tepër të larta për xhepin e tyre: “Të gjitha çmimet janë rritur. Gjynah për këtë popull.”
Majko: Po presim që LSI të kërkojë rotacionin
Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Studio 24” të gazetarit Denis Minga në “News 24”, tha se PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo forcë politike që kërkon rrotacionin. Majko e shikon me shqetësim politikën shqiptare ku fitues është më i forti, i cili blen vota. Duke folur për prokurorin e ri të Përgjithshëm, Majko tha se nuk e sheh atë si një supremen, por i kërkon që të zbatojë ligjin.
Numërimi elektronik, fond pa limit e tender pa garë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me shtatë vota pro të nisë procedurat për përzgjedhjen e shoqërisë që do të realizojë verifikimin elektronik të votuesve dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet e 23 qershorit. Në mbledhjen e fundit për këtë vit, e cila zgjati rreth katër orë, përfaqësuesit e opozitës ranë dakord me propozimin që kishte ardhur nga administrata për mënyrën se si do të bëhet tenderi.
Shkup, BDI kundër protestave
Drejtuesi i partisë shqiptare në pushtet BDI, Ali Ahmeti tha se ngjarjet e dhunëshme të ditës së hënë gjatë miratimit të buxhetit në Kuvend janë të padëshirueshme për të dhe subjektin që drejton ai. Ahmeti dënoi edhe dhunën ndaj gazetarëve ndërsa tha se protestat nuk janë zgjedhja më e mirë e opozitës maqedonase për të shprehur bindjet e veta.
Pasuria e familjes Berisha
Pas dy javë denoncimesh të pasurisë së fëmijëve dhe dhëndrit të kryeministrit Berisha, PS ka vijuar atë që e quan transparencë të pasurive të bllokmenëve të ri blu me Agim Ramën, dajën e Shkëlzen dhe Argita Berisha.
Gjithashtu, deputeti Taulant Balla deklaroi se Elvana Hana, mbesa e Liri Berishës, është një tjetër miliardere e bllokut blu.
Akuza Planit Rregullues të Tiranës
Plani Urbanistik i Tiranës është kundërshtuar nga shoqeria civile si kriminal. Përfaqësues të saj thanë se do të kërkojnë që oponenca e tij të bëhet nga auditues të huaj.
Ata besojne se asnje institucion nderkombetar nuk do te jape miratimin per nje Plan qe dyfishon numrin e popullsise se banoreve ne kryeqytet, zhduk zonat e gjelberuara dhe zhduk ate pak trashegimi kulturore qe i ka mbetur Tiranes pasi Plani i parasheh si zona ndertimi pallatesh te gjitha lagjet karakteristike te kryeqytetit.
“Edhe daja i fëmijëve të Berishës me pasuri përrallore. Shkëlzeni, konsulent në privatizimin e HEC-eve”
“Përçartje që tregon se Kryeministri vazhdon të jetë rëndë me shëndetin mendor”, e ka konsideruar deputeti i PS, Taulant Balla qëndrimin e Berishës, i cili në vend që të japë përgjigje për pasurimin e dyshimtë të fëmijëve të tij, diskuton për raportin e një zyre konsulence, sipas të cilit Shqipëria është e katërta në botë për mirëqenien.
Paga e 13-të, protesta në Burrel dhe Bulqizë
Rreth 700 minatorë të Bulqizës dhe 90 metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Burrel kanë protestuar sot për mosmarrjen e pagës së 13-tës.
Sipas minatorëve të Bulqizës, rroga e 13-të është e parashikuar në kontratë, dhe nëse ata nuk e marrin nesër do të bllokojnë punën në pusin e 16-të të ACR-së.
Nga ana tjetër, metalurgët e uzinës së Ferrokromit në Burrel, po ashtu kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën nacionale Burrel- Tiranë, nëse ACR nuk u jep atyre rrogën e 13-të.
Miliona euro të ngrira në beton
Sektori i ndërtimit është shnderruar ne nje magazine apartamentesh te pashitura për shkak të uljes drastike të kërkesës për blerje nga ana e qytetarëve.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën 12 mijë. Numri me i madh rezulton ne qytete turistike ku pati nje bum ndertimesh.