Arkiv-Lajme të përditësuara

Eksperti i prokurorisë: Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet

Postuar në 07 Janar, 2013 06:11

 

Në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës në lidhje me çështjen e 21 janarit, ka dëshmuar eksperti i thirrur nga prokuroria, Dritan Zoto.

Gjykata ka dëgjuar përfundimet e ekspertizës së tij në lidhje me vrasjen e Ziver Veizit.

Zoto tha se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen atij nuk mund të ishte rikoshet. Sipas tij, plumbi nuk merr me vete mbetje të drurit.

Përfundimi i tij është në kundërshtim me qëndrimet që kanë mbajtur ekspertët e thirrur nga pala mbrojtëse, të cilët deklarojnë se plumbi ka qenë rikoshet për shkak se ka mbetje të drurit.

FATMIR LIMAJ SIGURT NË KRYESI

Postuar në 07 Janar, 2013 02:10

 

Fatmir Limaj, njëjtë sikurse shtatë vjet më parë, duket se do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK’së nga qelia e burgut. Por, kjo nuk do t’i pengojë atij të zgjidhet në organet drejtuese të kësaj partie. Ish-Ministrit të Transportit planifikohet t’i bëhet një vend në Kryesinë Qendrore.

Sipas të gjitha gjasave, Fatmir Limaj do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK’së më 26 janar ashtu siç i kishte ndodhur në tetor të vitit 2005 në Kongresin e Tretë të Partisë.

Libia afër njohjes së Kosovës

Postuar në 07 Janar, 2013 02:05

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë së Jashtme e të Brendshme dhe të Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq, u takua në Tripoli me zyrtarët e qeverisë së këtij vendi, të cilët, siç thekson ai, janë nën presion që ta njohin pavarësinë e Kosovës. "Ministri Jashtëm libian më tha troç se ata janë nën presion të madh nga vendet në rajon dhe vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Rruga e Kombit, pa pagesë edhe këtë pranverë

Postuar në 07 Janar, 2013 02:03

Tiranë, 7 janar - Autostrada Milot-Kukës-Morinë do të jetë pa pagesë edhe këtë pranverë, pavarësisht paralajmërimeve të mediave në Shqipëri për dhënin  me koncesion të autostradës në janar të 2013-s, të cilat  u referohen pohimeve të zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka. “Kemi dy koncesione të parashikuara në sistemin e rrjetit  rrugor: njëra është për ndërtimin e autostradës Fushë-Krujë - Rrogozhinë. Nga Qeveria është aprovuar bonusi për kompaninë kroate që ka bërë propozimin. Ne po hartojmë dhe plotësojmë dokumentet e tenderit.

Daçiq thotë se Thaçi i ka thënë se Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër

Postuar në 07 Janar, 2013 02:01

Prishtinë, 7 janar – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, përveç për tema të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, ka biseduar edhe për raportet brenda skenës politike të Kosovës. 

Lista e KQZ-së, mungojnë 25 deputetë e 3 ministra

Postuar në 07 Janar, 2013 01:56

Nuk gjenden emrat e ministrave Ruli, Tavo e Ksera, kreut të LSI-së dhe 10 deputetëve socialistë. PS merret me listat e Kukësit, “harron” 10 deputetët e saj që nuk figurojnë 

Fier, babai plagos me çifte djalin, më pas vethelmohet

Postuar në 07 Janar, 2013 01:46

Grindja mes babait dhe djalit për pak ka përfunduar në tragjedi në Mbrostar të Fierit . në gjaknxehtësi babai pasi është grinder e ka qëlluar me çifte ku djalin e tij, 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në familjen  Meta. Abaz Meta, 65 vjeç ka rrëmbyer çiften dhe ka plagosur djalin e tij, Shyqyri Meta, 30 vjeç. Djali është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit ku mjekët po luftojnë ta nxjerrin nga gjendja e rëndë. Por pasi ka parë djalin të mbuluar në gjak 65-vjeçari ka menduar se ai ka vdekur ndaj ka marë helm dhe e ka pirë.

Vullin e quan Kosovën hapësirë, jo krahinë

Postuar në 06 Janar, 2013 14:09

Mitrovicë, 6 janar – Dëshiroj që ky të jetë viti i unitetit, që do të mbahet mend për atë që, pas shumë dekadash, të gjithë jemi pajtuar kur është në pyetje Kosova, deklaroi sot në Mitrovicë drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë serbe, Aleksandar Vullin. 

“Dëshiroj që këtë vit të dakordohemi se nuk ka shpërbërje të institucioneve tona dhe ndërprerjes së pranisë së shtetit të Serbisë në këtë hapësirë”, tha Vullin, i cili mori pjesë në liturgjinë për buzmin në kishën e shën Dimitrit në Mitrovicë, raporton agjencia e lajmeve Fonet. 

MASH nxjerr kriteret për bursat e Ekselencës, studentët që përfitojnë

Postuar në 06 Janar, 2013 14:04

 

Naço: PS na la jashtë Europës, nuk bëjmë koalicion me të. LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje

Postuar në 06 Janar, 2013 13:50

 

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, ka deklaruar nga Berati se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje, për të provuar veten e saj. Ai ka thënë se nuk dëshiron një koalicion me PS-në, pasi sipas tij, ajo nuk ka votuar për integrimin në Europë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara