Naço: PS na la jashtë Europës, nuk bëjmë koalicion me të. LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, ka deklaruar nga Berati se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje, për të provuar veten e saj. Ai ka thënë se nuk dëshiron një koalicion me PS-në, pasi sipas tij, ajo nuk ka votuar për integrimin në Europë.
“Ne, ose unë personalisht si sekretar politik për qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash duke hyrë edhe të vetëm, pasi po të jetë për llogari numrash na intereson të bëjmë koalicion me PD-në ose PS-në. Ne duhet të hyjmë të vetem për të parë dhe për tu ballafaquar me elektoratin, për të bërë një analizë 4 vjecare se cfarë kemi bërë dhe cfarë presin qytetarët nga ne. Pastaj janë forumet që vendosin nëse duhet të bëjmë koalicionet të tjera. Por unë e kam të pamundur të bëj koalicion me parti që nuk voton ligjet themelore dhe na lë jashtë BE-së”, tha Naço.
Tema
Add new comment