Arkiv-Lajme të përditësuara

Janar, administrata pa para, s’është derdhur rroga e dhjetorit

Postuar në 08 Janar, 2013 05:38

 

Pagesa duhet të hidhej më 1 janar, thesari përgjigje negative

 

Buxhetorët, të njohur ndryshe si punonjës të administratës, nuk kanë tërhequr pagën e muajit dhjetor, edhe pse sot, data shënon 8 janar. Në muajin dhjetor, ata kanë tërhequr shpërblimin e fundvitit 9 mijë lekë të reja, ndërsa nuk kanë mundur dot të marrin paratë e muajit dhjetor në janar të vitit të ri.

LAKMI PËR GUVERNATOR

Postuar në 08 Janar, 2013 05:36

 

Gara se kush do të bëhet guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës ka filluar. Shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për të konkurruar. Përveçqë po lobojnë për t’u hyrë në hatër krerëve të institucioneve qeveritare në vend, disa pretendentë kanë trokitur edhe në dyert e institucioneve financiare ndërkombëtare për të marrë bekimin e tyre.

Bankës Qendrore të Kosovës pritet t’i ndërrohet shefi.

Gani Gërgurit, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani, po i përfundon mandati.

AK dorëzon në KQZ kërkesën për referendum për bashkim kombëtar

Postuar në 08 Janar, 2013 05:33

 

Aleanca Kuq e Zi depozitoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 nëntorit në Morinë. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se shtetet shqiptare duhet të anëtarësohen në BE si federatë shqiptare me 2 njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshojnë ato.

Lista e ALUIZNI: Legalizimet, emrat e 2300 përfituesve të rinj

Postuar në 08 Janar, 2013 02:12

 

Drejtoria e Legalizimeve publikon emrat për 12 qarqet e vendit. Kollozi: Paguani faturat, procesi mbyllet brenda 2013.

Pëllumbi: Bashkimi kombëtar jo me krijim “Bathoresh të reja”, Berisha e sabotoi në ‘94

Postuar në 08 Janar, 2013 02:09

 

Profesori i socialistëve analizon nacionalizmin.

“Habi për ndonjë anëtar Kryesie të PS-së që tha se Berisha doli i fituar me këtë tezë”

“Bashkimi varet nga Shqipëria”

Pëllumbi: Berisha sabotoi pajtimin kombëtar në ’94.

Berisha në Facebook: "Edi Rama si në skeçin e Gëzim Krujës"

Postuar në 08 Janar, 2013 02:06

 

Kryeministri Sali Berisha duket sikur ‘ka marrë hakun’ e Lulzim Bashës sot në mesazhin e tij në Facebook, teksa ironizon dhe krahason liderin e opozitës, Edi Rama me një skeç të Gëzim Krujës. Ndërkohë që dje Rama në Twitter e krahasoi Lulzim Bashën me ‘Tit Sojlin”,  marifetçiun e rrugëve të Tiranës, që gjente derdimenë dhe u shiste çfarë nuk kishte!”. Ndërsa sot në mbrëmje Berisha ka lënë këtë mesazh në Facebook:

BE-ja shpreson se hidhërimi i Nikoliqit nuk do ta pengojë vazhdimin e dialogut

Postuar në 08 Janar, 2013 02:01

Bruksel, 7 janar – Në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian edhe në fillim të këtij viti, kur është fjala për Kosovën, është vazhdimi i dialogut në nivel të lartë politik. Në këtë prizëm shihet edhe problemi me moslejimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Kosovë. Në selinë e BE-së në Bruksel kanë porositur të hënën se vizitat biletarale në mes të vendeve të rajonit janë pjesë e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe kjo vlen edhe për zyrtarët e lartë të Kosovës dhe për ata të Serbisë.

Thaçi në Bruksel me platformë për veriun

Postuar në 08 Janar, 2013 01:58

Prishtinë, 7 janar - Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në bisedimet me palën serbe në Bruksel më 17 janar me projekt dokument për çështjen e veriut.

Sipas burimeve nga Qeveria e Kosovës, dokumenti është në fazën e hartimit dhe do të jetë gati para datës 17 janar, kur edhe do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, transmeton RTK.

Dogji djalin se nuk mësoi përmendësh Kuranin, burg për jetë nënës

Postuar në 07 Janar, 2013 12:07

 

Burgim të përjetshëm dhe me një detyrim pune prej 17 vitesh është dënimi i marrë nga një nënë në Britaninë e Madhe, e cila çoi djalin e saj drejt vdekjes, pasi ky i fundit nuk mundi të mësonte përmendësh pjesë të librit të shenjtë, Kurani.

Sara Ege, 33 vjeç, është dënuar për vrasje, pasi u zbulua se ajo kishte djegur trupin e djalit të saj 7- vjeçar, ndërsa më parë vetë ajo kishte pretenduar se trupi i tij ishte djegur nga një zjarr që kishte përfshirë shtëpinë.

Zjarr në shkollën “Sabaudin Gabrani”

Postuar në 07 Janar, 2013 11:53

 

TIRANE-Nje klase e shkolles “Sabaudin Gabrani” eshte perfshire nga flaket.

Zjarri mesohet se ka rene ne katin e trete te shkolles dhe dyshohet se shkak mund te jete bere ngrohesja qe perdorej, por ende nuk ka nje version te sakte rreth shkakut.

Per fat ne momentin e renies se zjarrit nuk ka pasur nxenes ne klase. Flaket jane perhapur me pas edhe ne korridor, por mesohet se jane vene nen kontroll.

PANORAMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara