Thaçi në Bruksel me platformë për veriun

Postuar në 08 Janar, 2013 01:58

Prishtinë, 7 janar - Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në bisedimet me palën serbe në Bruksel më 17 janar me projekt dokument për çështjen e veriut.

Sipas burimeve nga Qeveria e Kosovës, dokumenti është në fazën e hartimit dhe do të jetë gati para datës 17 janar, kur edhe do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, transmeton RTK.

Dokumenti parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të lira në tri komunat veriore me shumicë serbe, krijimin e komunës së Mitrovicës së veriut dhe largimin e strukturave paralele. Por, ky dokument thuhet se nuk do ta tejkalojë Pakon e Ahtisaarit.

Megjithatë, krerët e Qeverisë e kanë mohuar se janë duke punuar në një dokument të tillë. Ndryshe, Beogradi zyrtare, gjegjësisht presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka dalë ditë më parë me platformën për Kosovën, ku veriun e Kosovës e shesh si Republika Sërpska e Bosnjës. 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.