Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, treni përplaset me makinën, vdes një vajzë 21-vjeçare, në gjendje të rëndë i vëllai

Postuar në 07 Janar, 2013 11:48

 

TIRANË - Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, të së njëjtës familje, rezultojnë pas përplasjes së një makine me trenin e linjës Tiranë-Durrës. Ka vdekur një vajzë e re, Kristjana Ndoshaj 21-vjeç dhe është në gjendje të rëndë i vëllai, Mikel Ndoshaj, 23 vjeç, në aksidentin e rrallë hekurudhor sot pasdite, ku treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me një makinë, tip Ford Focus me targë TR 73 58 U, ku udhëtonin motër e vëlla.

Maqedonia dhe Kosova pranojnë stazhin e punëtorëve

Postuar në 07 Janar, 2013 11:43

Qeveria e Republikës se Maqedonisë ka pranuar dhe miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për njohje të ndërsjellë të stazhit të punës, për të gjithë ata qytetarë që para vitit 1998 kanë punuar në territorin e njëra-tjetrës. Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha ka thënë se me rregullimin e periudhës së stazhit do të mundësohet realizimi i së drejtës për pension në bazë të moshës

 

KOSOVA SOT

Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës, i paguar edhe nga Serbia

Postuar në 07 Janar, 2013 11:39

Prishtinë, 7 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, i cili është inkuadruar në institucionet e Republikës së Kosovës që nga viti 2007, sipas një shkrese që ia ka dërguar më 2011 Entit për Sport dhe Mjekësi të Sportit të Qeverisë së Serbisë, del se në Kosovë punon si pjesëtar i sigurimit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Po sipas të njëjtës shkresë, ai nuk mban asnjë pozitë në institucionet e Kosovës.

Manjani: Oferta e Ramës në Tëitter për koalicion nuk është serioze

Postuar në 07 Janar, 2013 11:31

Si jo serioze e ka cilësuar  Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ftesën e Ramës për një koalicion të mundshëm mes PS dhe LSI  në zgjedhjet e 23 qershorit.  “LSI nuk ka ende një qëndrim zyrtar për koalicionet, edhe pse mund të them që ne nuk kemi ndaluar koalicionin. Por oferta e bërë nga Rama nëpërmjet Tëitterit nuk ishte serioze”, ka komentuar Manjani.  Sipas tij në politikë nuk ka armiq dhe koalicioni duhet ngritur mbi bazë vlerash . “Ne nuk jemi ushqim për PD dhe PS.

PDIU: Çështja çame nuk është çështje pronash por çështje drejtësie europiane

Postuar në 07 Janar, 2013 11:28

PDIU ka sqaruar se çështja çame nuk është  një çështje pronash por një çështje drejtësie europiane. Ajo  reagoi pas publikimit të programit qeverisës të partisë SYRIZA në Greqie cila e cilësonte si çështje pronash. “Në lidhje me çështjen çame SYRIZA thotë se nuk duhet të pranohen dhe të konsiderohen si absurde pretendimet pronësore të këtij komuniteti që, sipas tyre, paskësh bashkëpunuar me pushtuesit dhe u largua vetë nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Pakësohen shanset për ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatik

Postuar në 07 Janar, 2013 11:23

 

Shanset për ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatik, TAP, i cili nëse do të ndërtohet, mund të sjellë gaz natyror në Shqipëri dhe t’i japë vendit tonë një pozicion gjeopolitik të rëndësishëm, u zvogëluan ndjeshëm gjatë javëve të fundit si pasojë e kundërshtive nga qeveritë e disa vendeve perëndimore, të cilat kanë vendosur si prioritet reduktimin e varësisë nga Rusia para kostove.

Xhufi: Skënderbeu grek? Greqinë e çliruan shqiptarët

Postuar në 07 Janar, 2013 06:34

 

Greqia ka ‘boshllëk’ heronjsh dhe po kërkon të ‘rrëmbejë’ nga Shqipëria disa prej tyre. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi, në reagimin ndaj deklaratës së ultra nacionalistëve grekë të “Agimit të Artë”, të cilët pretendojnë se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte grek. Madje, Xhufi thekson se kryengritësit kryesore të 1821 (shih lajmin për dokumentarin "1821"), që sollën çlirimin e Greqisë ishin shqiptarë.

 

Pëllumb Xhufi:

Biberaj: FRD nuk do të hyjë në koalicion me LSI, PS dhe as PD

Postuar në 07 Janar, 2013 06:19

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, i është përgjigjur  negativisht ftesës së Kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për të bërë koalicion me PS. Sipas tij  forca politike që përfaqëson nuk do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit me LSI, PS dhe as PD. Kryesocialistit Rama, dje në një konferencë në “Tëiter” ftoi FRD dhe AK për një koalicion në zgjedhje. Biberaj,thekson se FRD kërkon mbrojtjen e votës, prandaj shton se, pikërisht për këtë çështje mund edhe të diskutohet.

 

MAPO

Berat, fituesi i kryqit akuzon mitropolinë për dallime fetare

Postuar në 07 Janar, 2013 06:17

 

Uji i Bekuar

“Meqë jam mysliman, më dhanë çmim më të vogël se të krishterëve”

Mimoza Sinanaj

Sërish aksident fatal në Tiranë- Durrës, përplaset këmbësori duke kapërcyer rrugën

Postuar në 07 Janar, 2013 06:14

 

Brenda pak ditësh janë shënuar dy aksidente fatale në autostradën Tiranë- Durrës. Në të dy rastet bëhet fjalë për viktima këmbësorë, që janë goditur nga makinat duke kapërcyer rrugën.

Ngjarja e rëndë është shënuar sot paradite. Viktima është 50- vjeçari Avni Muka.

Muka është dërguar për në spital, por nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.

Kapërcimi i autostradës nga këmbësorët është bërë shkak për aksidente vazhdimisht.

   TEMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara