Tiranë, treni përplaset me makinën, vdes një vajzë 21-vjeçare, në gjendje të rëndë i vëllai

Postuar në 07 Janar, 2013 11:48

 

TIRANË - Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, të së njëjtës familje, rezultojnë pas përplasjes së një makine me trenin e linjës Tiranë-Durrës. Ka vdekur një vajzë e re, Kristjana Ndoshaj 21-vjeç dhe është në gjendje të rëndë i vëllai, Mikel Ndoshaj, 23 vjeç, në aksidentin e rrallë hekurudhor sot pasdite, ku treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me një makinë, tip Ford Focus me targë TR 73 58 U, ku udhëtonin motër e vëlla.

Siç bën të ditur policia, makina i ka ndërprerë nga pakujdesia rrugën trenit teksa kalonte në fund të rrugës “Jordan Misja”, duke bërë që fillimisht të mbeten mes shinave dhe të plagosen rëndë dy vetë, dhe më pas të vdesë tragjikisht vajza, edhe pse motër e vëlla u çuan menjëherë në Spitalin Ushtarak. Mikel Ndoshaj gjendet nën trajtimin e mjekëve, por në gjendje të rëndë për jetën.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.