Xhufi: Skënderbeu grek? Greqinë e çliruan shqiptarët

Postuar në 07 Janar, 2013 06:34

 

Greqia ka ‘boshllëk’ heronjsh dhe po kërkon të ‘rrëmbejë’ nga Shqipëria disa prej tyre. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi, në reagimin ndaj deklaratës së ultra nacionalistëve grekë të “Agimit të Artë”, të cilët pretendojnë se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte grek. Madje, Xhufi thekson se kryengritësit kryesore të 1821 (shih lajmin për dokumentarin "1821"), që sollën çlirimin e Greqisë ishin shqiptarë.

 

Pëllumb Xhufi:

Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX.

Fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë.

Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i 'megali-idesë' shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të 'rrëmbejë' edhe Skënderbeun. Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla.

Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke. Ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të 'Agimit të perënduar'.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.