Sërish aksident fatal në Tiranë- Durrës, përplaset këmbësori duke kapërcyer rrugën

Brenda pak ditësh janë shënuar dy aksidente fatale në autostradën Tiranë- Durrës. Në të dy rastet bëhet fjalë për viktima këmbësorë, që janë goditur nga makinat duke kapërcyer rrugën.
Ngjarja e rëndë është shënuar sot paradite. Viktima është 50- vjeçari Avni Muka.
Muka është dërguar për në spital, por nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.
Kapërcimi i autostradës nga këmbësorët është bërë shkak për aksidente vazhdimisht.
TEMA
Add new comment