Arkiv-Lajme të përditësuara
Rregullat e reja për armëmbajtjen
Qeveria ka dërguar në parlament për shqyrtim dhe miratim ligjin që rregullon kushtet për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin e armëve dhe municionit, për personat fizikë dhe juridikë.
Ligji i kategorizon armën në 12 llojesh:
a) armët e zjarrit;
b)armët e koleksionit;
c)armët pneumatike (ajrore);
ç)armët për përhapjen e gazrave irrituese;
d)armët shpërthyese;
dh)armët me hark, tojë apo mekanizëm elastik;
e)armët e ftohta;
Dhunohej nga bashkëshorti, hidhet nga kati i tretë 26-vjeçarja
Një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati I tretë I banesës ku jetontë. Shkaku që e ka çuar të renë drejt vendimit ekstrem mendohet se ka qenë dhuna e vazhdueshme e ushtruar nga bashkëshorti. Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit.
PS: Argita, avokatja më e shtrenjtë, 280 mijë lekë për një orë konsulencë
Partia Socialiste ka vijuar akuzat për përfshirjen e vajzës së kryeministrit Sali Berisha në afera korruptive, ndërkohë që ka ripërsëritur kërkesën për bërjen e transparencës së pasurisë. Deputeti socialist Taulant Balla gjatë një daljeje publike nga selia rozë ka paraqitur shifra që tregojnë se Argita Berisha ka fituar shuma marramendëse nga konsulenca si avokate, e sipërmarrësve të huaj që vinin he paraqisnin projekte dhe plane investimi në Shqipëri. duke
Privatizimi i HEC-ve Bistrica 1 dhe Bistrica 2, qeveria miraton ofertën e “Kurum”
Kompanie turke e cila vepron prej vitesh në vendin tonë “Kurum International”, sh.a., do të jetë pronarja e ardhshme e aksioneve të shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, pasi Këshilli i Ministrave miratoi ditën e sotme ofertën e kësaj kompanie në tenderin e hapur për privatizimin e këtyre HEC-eve.
Topalli: 3 ligjet presin votën e opozitës, detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar
TIRANE- “3 ligjet, presin votën e opozitës dhe do të vazhdojnë të jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar”. Keshtu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate takimit me senatorin Rene Van Der Linden, ish President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish President i Senatit të Hollandës.
Tragjedia e 9 Janarit, një prej familjarëve i jep fund jetës
9 vite më parë ndodhi tragjedia, e njohur si tragjedia e "9 Janarit", ku humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur. Tragjedia ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës.
Lena Grisha në 9-vjetorin e tragjedisë së “9 Janarit” ku humbi jetën dhe vëllai i saj Marash Grisha, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Nis rikualifikimi urban i të bllokut të banimit 34/1, Basha: Projekti parashikon rinovim tërësor të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore
Ditën e sotme ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin urban të bllokut të banimit 34/1, me një sipërfaqe prej 2.3 ha. Në të do të investohen 36.2milionë lekë. Projekti parashikon rinovim tërësor të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore. “Ky rikualifikim urban parashikon në radhë të parë rinovimin e infrastrukturës së ujësjellësit, që është bërë me fondet e Ujësjellësit si dhe ujërave të zeza e të bardha apo ujërave të shiut, që po bëhet me fondet e Bashkisë, si pjesë e këtij projekti.
Berisha: Të miratohet ligji që përjashton kompanitë celulare nga taksa për vendosjen e antenave
Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha kërkoi që kompanitë celulare të lehtësohen nga taksat. Ai kërkoi që të miratohet ligji që përjashton këto kompani nga taksa për vendosjen e antenave. “Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare, duke gjykuar që janë të pasura iu këpusin taksa të majme, këtë kryesisht e bëjnë ata që thonë se do heqin çdo taksëantenat e komunikimit përjashtohen nga ço lloj takes. Ato e japin shpërblimin disa herë më të madh se sa mendohet.
“Mostra” i Durrësit me antiplumb në gjyq, kërkohet gjykim i shkurtuar për Shaban Norjen
Masa të forta sigurie në seancën e parë të procesit gjyqësorë të ngarkim të Shaban Norjes, vrasësit të 18-vjeçares Ajshe Vata. 80-vjeçari Norja, që vrau dhe gjymtoi kufomën e Ajshe Vatës, shtatzënës 18-vjeçare nga fshati Xhafzotaj, është shfaqur i qetë dhe me jelek antiplumb në sallën e gjyqit.
Fullani “shpëton” Boden në ankandin e bonove
Kriza e likuiditetit ka detyruar qeverinë shqiptare t’u drejtohet bankave të nivelit të dytë për të marrë hua përmes ankandit të bonove.