Topalli: 3 ligjet presin votën e opozitës, detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar

TIRANE- “3 ligjet, presin votën e opozitës dhe do të vazhdojnë të jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar”. Keshtu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate takimit me senatorin Rene Van Der Linden, ish President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish President i Senatit të Hollandës.
Gjate fjales se saj, Topalli ka thene se miratimi i 3 ligjeve nuk bëhet për qeverinë, por për qytetarët shqiptar dhe për projektin e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ajo vleresoi bashkëpunimin ndërparlamentar, si bashkëpunim mes përfaqësuesve të zgjedhur direkt nga qytetarët, si shumë i rëndësishëm dhe konkret në afrimin mes vendeve.
Duke vlerësuar transformimet pozitive dhe progresin e Shqipërisë, Zoti Van der Linden, theksoi se mbështet dhe inkurajon hapat e Shqipërisë drejt antarësimit në BE.
PANORAMA
Add new comment