Nis rikualifikimi urban i të bllokut të banimit 34/1, Basha: Projekti parashikon rinovim tërësor të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore

Ditën e sotme ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin urban të bllokut të banimit 34/1, me një sipërfaqe prej 2.3 ha. Në të do të investohen 36.2milionë lekë. Projekti parashikon rinovim tërësor të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore. “Ky rikualifikim urban parashikon në radhë të parë rinovimin e infrastrukturës së ujësjellësit, që është bërë me fondet e Ujësjellësit si dhe ujërave të zeza e të bardha apo ujërave të shiut, që po bëhet me fondet e Bashkisë, si pjesë e këtij projekti. Së dyti, parashikon investime të tjera nëntokësore, qëllimi i të cilave është eliminimi i kabllove optikë dhe telefonisë, duke mundësuar që bllok pas blloku, ne të avancojmë me qëllimin tonë të një Tirane të ëliruar nga kabllot ajrorë” – bëri të ditur Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha. Një pjesë tjetër e rëndësishme e projekteve, për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit do të jetë sipas Bashës shtimi i hapësirave të gjelbra, këndeve të lojërave për fëmijë apo ambienteve çlodhëse. “Shumë i rëndësishëm është investimi në gjelbërimin dhe rigjelbërimin e kësaj zone e cila ka një sipërfaqe prej 2.3 ha . Në këtë sipërfaqe ne parashikojmë gjelbërim e 570 m2 si dhe dy kënde lojërash për fëmijë, mbi 50 stola për pushim, për banorët e zonës. Një ndër problemet kryesore ka qenë fakti se pas një investimi, mirëmbajtja lë për të dëshiruar dhe paratë e hedhura për investim shpesh herë shkojnë kot, sepse bari thahet, lulishtet prishen. Për këtë arsye, në të gjithë këto investime që po kryejmë, ne kemi planifikuar ujitje automatike e cila duke kaluar më pas në administrim të njësisë bashkiake, do të mundësojë që mirëmbajtja të jetë një punë më e lehtë si edhe një përfitim më të madh e afatgjatë të investimit që Bashkia kryen. Sigurisht, këtu do të rinovohet tërësisht edhe ndriëimi i bllokut. Ndriëimi ekzistues që është minimal, do të zëvendësohet nga një skemë plotësisht e re ndriçimi” – u shpreh Kryebashkiaku.
MAPO
Add new comment