Fullani “shpëton” Boden në ankandin e bonove

Kriza e likuiditetit ka detyruar qeverinë shqiptare t’u drejtohet bankave të nivelit të dytë për të marrë hua përmes ankandit të bonove.
Në “superankandin” e djeshëm, nisur nga shuma, qeveria arriti të siguronte rreth 27 miliardë lekë, por po të mos ishte Banka e Shqipërisë, arka e shtetit do të rrezikonte të merrte më pak se gjysmën. Manovra e Ardian Fullanit duke ofruar në ankand më shumë se gjysmën (60%)për shkak se bankat private nuk po i përgjigjeshin kërkesës së qeverisë, ka shpëtuar ministrin e Financave, Ridvan Bode, i cili ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave për gjendjen kritike të Thesarit të shtetit.
Fullani i ka dhënë në këtë mënyrë rreth 150 milion euro qeverisë.
Qeveria mori dje borxh me interesa të larta, manovër kjo e bankave duke ditur nevojën e shtetit për para.
Sipas gazetës Shqip, institucioni monetar mban rreth 60-70 miliardë lekë të borxhit të qeverisë (lëviz çdo vit nisur nga rezultati i ankandeve).
Një rritje e interesave në ankandet e bonove pritet te reflektohet dhe te kreditë për ekonominë, kryesisht ato afatgjatat, duke shtuar më shumë kostot për bizneset.
TEMA
Add new comment