Dhunohej nga bashkëshorti, hidhet nga kati i tretë 26-vjeçarja

Një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati I tretë I banesës ku jetontë. Shkaku që e ka çuar të renë drejt vendimit ekstrem mendohet se ka qenë dhuna e vazhdueshme e ushtruar nga bashkëshorti. Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit. Sipas policisë Hikmete Ukaj, ndërmori aktin ekstrem për të hedhur nga kati i tretë banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj dhunues Ylber Ukaj dhe vajzën e saj 5-vjeçare në mënyrë për ti dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike. 26-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi është mbajtur 20 orë nën vëzhgim bluzat e bardha për shkak të frakturave të mëdha në trup e kanë nisur mesditën e sotme drejt Spitalit Ushtarak për trajtim më të specializuar.
MAPO
Add new comment