PS: Argita, avokatja më e shtrenjtë, 280 mijë lekë për një orë konsulencë

Postuar në 09 Janar, 2013 11:51

 

Partia Socialiste ka vijuar akuzat për përfshirjen e vajzës së kryeministrit Sali Berisha në afera korruptive, ndërkohë që ka ripërsëritur kërkesën për bërjen e transparencës së pasurisë. Deputeti socialist Taulant Balla gjatë një daljeje publike nga selia rozë ka paraqitur shifra që tregojnë se Argita Berisha ka fituar shuma marramendëse nga konsulenca si avokate, e sipërmarrësve të huaj që vinin he paraqisnin projekte dhe plane investimi në Shqipëri. duke

Zonja Argita Berisha është avokatja më e shtrenjtë në botë. Siç rezulton për një orë pune ajo merr 280 mijë lekë, aq sa merr një jurist i administratës si rrogë mujore”, ka denoncuar Balla. Deputeti socialist i ka kërkuar më tej vajzës së kryeministrit të ndal akuzat ndaj kreut të opozitës, sepse po del blof. “Bëni kujdes me zbulimin e 100 milionëve, se do dilni blof. Ne kemi vetëm një standart dhe kjo e dallon PS nga partia juaj private, ne nuk themi: bëni siç themi ne, por mos bëni siç bëjmë ne”, ka përfunduar Balla.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.