Rregullat e reja për armëmbajtjen

Postuar në 09 Janar, 2013 11:55

 

Qeveria ka dërguar në parlament për shqyrtim dhe miratim ligjin që rregullon kushtet për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin e armëve dhe municionit, për personat fizikë dhe juridikë.

Ligji i kategorizon armën në 12 llojesh:

a) armët e zjarrit;

b)armët e koleksionit;

c)armët pneumatike (ajrore);

ç)armët për përhapjen e gazrave irrituese;

d)armët shpërthyese;

dh)armët me hark, tojë apo mekanizëm elastik;

e)armët e ftohta;

ë)armët për sinjalizim me dritë dhe me zë;

f)paralizuesit elektrikë; 

g)armët me drejtim energjetik;

gj)mjetet speciale;

h)çdo mjet tjetër i përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Ndërsa kategoritë e njerëzve që kanë të të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisë së Shtetit janë:

 

a)deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, prokurori i Përgjithshëm, zëvendësministrat, prefektët; 

b)kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë Gjyqësore dhe ata të cilëve, me ligj, u njihen funksionet e Policisë Gjyqësore;

c)punonjësit e shoqërive të ruajtjes dhe të sigurisë fizike;

ç)punonjësit e ngarkuar për sigurinë e brendshme të objekteve të Bankës së Shqipërisë, ku administrohen vlera monetare;

d) punonjësit e forcës së sigurisë portuale në varësi të Autoritetit Portual;

dh)drejtuesi i automjetit, i cili, sipas ligjit nr.10160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, të ndryshuar, është vënë në dispozicion të secilit prej subjekteve të përmendura në këtë nen. Të drejtën e pajisjes e gëzon edhe drejtuesi i automjetit të vënë në dispozicion  të funksionarëve të pushtetit gjyqësor, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni.

e)drejtuesit dhe ortakët e shoqërive tregtare, zyra qendrore e të cilëve ndodhet në Republikën e Shqipërisë, kur shoqëria zotëron një kapital të përgjithshëm jo më pak se pesëdhjetë milionë lekë ose kapital bankar jo më pak se njëzet milionë lekë;

ë)subjekte të tjera, për të cilat e drejta e mbajtjes së armës parashikohet nga një dispozitë ligjore.

 

Kushte të armëmbajtje me leje:

1.Shtetasit që janë përfitues të autorizimeve, sipas parashikimeve të këtij ligji, duhet të plotësojnë këto kushte:

a)të kenë mbushur moshën 22 vjeç;

b)të jenë të aftë nga ana fizike e mendore;

c)të mos kenë qenë të dënuar më parë për vepra penale që përbëjnë krime;

ç)të zotërojnë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës;

d)të gëzojnë besueshmëri.

2.Parashikime të hollësishme për kushtet e pajisjes, për kushtet e tjera të nevojshme ose për përjashtimin nga zbatimi, në raste të veçanta, të kushteve të përgjithshme jepen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Të njëjtat kushte të caktuara në pikën 1, të këtij neni, vlejnë edhe për drejtuesin administrativo-teknik dhe personelin e personave juridikë që aplikojnë për autorizim apo licencë, sipas dispozitave të veçanta të këtij ligji. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.