Arkiv-Lajme të përditësuara

Kunatizimi i Bashkisë së Tiranës

Postuar në 06 Janar, 2013 13:47

 

Gazeta Dita publikon sot skandalin e radhës, kunati i Lul Bashës merr “dhuratën” e vitit të Ri nga Kryebashkiaku: një tender 80 milion pa garë, për blerje në Megatek. Në kompaninë e njohur për sloganin “bëje mirë, bëje vetë”, Erion Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, së bashku me avokaten e Berishës, Erinda Ballanca, raporton Dita.

Dita gjithashtu bën dhe llogaritë e “drurit mbi romët” biznesi i plehrave, prej nga romët u përzunë me dhunë, duke iu konfiskuar karroca, arka e biçikleta, sjell një xhiro prej 1.3 milionë eurosh në muaj.

ALARMI I FONDIT

Postuar në 06 Janar, 2013 07:51

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar druan nga përsëritja e situatës së vitit 2010, kur institucionet e Kosovës, për shkak të premtimeve zgjedhore, e futën vendin në telashe financiare. Ky institucion kërkon nga Qeveria t’i menaxhojë me kujdes projektet për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Shkup dhe privatizimin e PTK-së. Krejt kjo pasi në raportin e FMN’së fundi i vitit 2013 dhe fillimi i vitit 2014 konsiderohen si periudhë zgjedhore.

Argita reagon sërish ndaj akuzave të PS-së: Rama, në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij. Nxirr thesin me 100 milionë që fsheh

Postuar në 06 Janar, 2013 07:47

 

Vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Partisë Socialiste për pasurinë e saj.

Në një deklaratë për mediat, vajza e kryeministrit thekson se kreu i PS-së është në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij, të familjarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij dhe prandaj nën moton “shpif, shpif se dicka mbetet”, vazhdon me sulmet e ulta politike dhe pa asnjë fakt në lidhje me të ardhurat e saj.

“Veriu është ndryshe, 95 për qind serbë”

Postuar në 06 Janar, 2013 07:41

Prishtinë, 6 janar - Veriu i Kosovës është një realitet, të cilin duhet parë qartë, duhet adresuar përmes zgjidhjes politike, e cila, sido që të quhet, do të duhet të marrë parasysh se popullata në atë pjesë të Kosovës është 95 për qind serbe. Kështu thotë Ansy Sparkes, dikur ambasadori i parë i Britanisë së Madhe në Kosovë, i ardhur në Prishtinë në shkurt, pas shpalljes së pavarësisë, ku pas dy vjetësh e gjysmë pune si përfaqësues diplomatik i Londrës zyrtare, kaloi në misionin i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, në postin e zëvendëskreut të misionit.

Dokumenti i CIA-s: Plani për zëvendësimin e Enver Hoxhës me të zgjedhurin e Titos

Postuar në 06 Janar, 2013 07:31

 

Raporti i CIA-s me të dhënat e Bllokut Indipendent Kombëtar.

“Abaz Kupi e Mit’hat Frashëri kanë hequr dorë nga çështja e Kosovës”

“Për të qenë të pranueshëm te Tito, kanë sakrifikuar pretendimet e shqiptarëve në trojet e tyre etnike”

Raporti i Zyrës së Operacioneve Speciale për dyshimet mbi bashkëpunimin anglo-jugosllav për Shqipërinë.

CIA: Përplasjet në mërgatën shqiptare.
Plani për zëvendësimin e Hoxhës me të zgjedhurin e Titos.

Kufiri detar, Greqia gati ta çojë në OKB

Postuar në 06 Janar, 2013 07:22

 

Fqinjët jugorë kanë mosmarrëveshje edhe me Turqinë dhe Libinë për ndarjen e zonës ekskluzive ekonomike

Qeveria greke po analizon në mënyrë serioze mundësinë për të deklaruar brenda muajve të parë të këtij viti pranë Kombeve të Bashkuara, koordinatat e saj gjeografike për sa i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike greke, ose e thënë ndryshe kufijtë detarë të saj.

Asnjë gjurmë nga Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH

Postuar në 06 Janar, 2013 07:18

 

Policia po diskuton mundësinë që çështjen ta klasifikojë si “të rëndë”, pas 37 ditësh

Serbët vazhdojnë ta fajësojnë EULEX-in për ndalimin e vizitës së Nikoliqit

Postuar në 06 Janar, 2013 04:06

Pas ndalimit për të hyrë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, të kryetarit serb, Tomisllav Nikoliq, mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë dhe të çështje. Ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ksa theksuar për gazetën “Blic” se përgjegjësia për këtë ndalim bie mbi EULEX-in. “Ky është mision, roli i të cilin nuk është vetëm këshillëdhënës por është edhe ekzekutiv. Ata kanë njësitë e tyre për veprime operative dhe është dashur që t’i iket situatës që gjithçka të lihet në vullnetin e autoriteteve të Prishtinës”, ka theksuar Ivanoviq.

Ministri Rexhepi s’mërzitet s’e ku shkuan paratë!

Postuar në 06 Janar, 2013 04:03

Prishtinë, 6 janar - Ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, nuk i bën fare përshtypje fakti se një pjesë e parave që do të duhej të përfundonin te kompania austriake për prodhimin e pasaportave, OeSD, janë transferuar te kompanitë private ndërtimore.

Gjatë një takimi me gazetarë, që ai e ka ftuar për t’u qartësuar rreth “prapaskenave” për dhënien e tenderit për pasaporta biometrike, Rexhepi ka thënë se ka qenë i informuar për këtë “detaj”, por nuk i ka interesuar shumë, shkruan gazeta “Zëri”.

LSI: Deklaratat e Daçiç, provokime të hapura ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Postuar në 06 Janar, 2013 04:01

 

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon deklaratat kërcënuese të Kryeministrit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Numri dy i kësaj partie, Klajda Gjosha, ka shprehur keqardhjen për deklaratat e fundit të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, përmes të cilave kërcënohet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës me heqjen e monumentit dedikuar dëshmorëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara