“Veriu është ndryshe, 95 për qind serbë”

Postuar në 06 Janar, 2013 07:41

Prishtinë, 6 janar - Veriu i Kosovës është një realitet, të cilin duhet parë qartë, duhet adresuar përmes zgjidhjes politike, e cila, sido që të quhet, do të duhet të marrë parasysh se popullata në atë pjesë të Kosovës është 95 për qind serbe. Kështu thotë Ansy Sparkes, dikur ambasadori i parë i Britanisë së Madhe në Kosovë, i ardhur në Prishtinë në shkurt, pas shpalljes së pavarësisë, ku pas dy vjetësh e gjysmë pune si përfaqësues diplomatik i Londrës zyrtare, kaloi në misionin i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, në postin e zëvendëskreut të misionit.

 Sparkes, i cili e përfundoi mandatin në EULEX në fund të dhjetorit 2012 dhe tashmë është larguar nga Kosova, ka folur për vitet e tij të kaluara në Kosovë në një intervistë për emisionin Pressing të KTV-së të botuar sot në Koha Ditore. Përveç veriut, ai ka dhënë mendimet e tij edhe për çështje tjera, përfshirë punën e EULEX-it, përplasjet me Qeverinë e Kosovës, korrupsionin dhe perspektivën e vendit, ashtu si e sheh ai.

 

Koha Ditore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.