Serbët vazhdojnë ta fajësojnë EULEX-in për ndalimin e vizitës së Nikoliqit

Postuar në 06 Janar, 2013 04:06

Pas ndalimit për të hyrë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, të kryetarit serb, Tomisllav Nikoliq, mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë dhe të çështje. Ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ksa theksuar për gazetën “Blic” se përgjegjësia për këtë ndalim bie mbi EULEX-in. “Ky është mision, roli i të cilin nuk është vetëm këshillëdhënës por është edhe ekzekutiv. Ata kanë njësitë e tyre për veprime operative dhe është dashur që t’i iket situatës që gjithçka të lihet në vullnetin e autoriteteve të Prishtinës”, ka theksuar Ivanoviq. Sipas tij, është plotësisht e papranueshme që të pengohet ardhja e përfaqësuesve serbë në Kosovë, vetëm pse kjo dikujt nuk i pëlqen. “Ky është shembull flagrant se si autoritetet në Prishtinë bëjnë presion në serbët të cilët përfaqësuesit nga Beogradi i përjetojnë si të vetmit”, ka thënë si. Ivanoviq ka theksuar se pohimi zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi për reciprocitet nuk qëndron, sepse Kosova siç theskon ai, edhe “formalisht është pjesë e Serbisë, dhe se nuk mund të flitet për reciprocitet me Krahinën”. Kurse analisti politik nga Behlul Beqa ka thënë për “Blic” se Prishtina ka gabuar që nuk ka lejuar të prezantohet në shënimin e Krishtlindjeve. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për të vizituar Kosovën, transmeton RTK. Nikoliqi me një kërkesë i ishte drejtuar fillimisht shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ku ky i fundit të njëjtën ia kishte përcjell zëvendëskryeministrit Kuçi, i cili ka refuzuar këtë kërkesë. Në refuzim të kërkesës së Nikoliqit, përmendet edhe pengimi që autoritetet e Serbisë i kanë bërë ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit në janar të vitit 2012, autoritetet e Serbisë nuk i kishin lejuar të shkonte në Preshevë për t’u takuar me përfaqësues të Preshevës, siç kishin vepruar edhe në dhjetor të të njëjtit vit ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Kurse kryetari serb, Tomisllav Nikoliq pas ndalimit e ka akuzuar EULEX-in. “EULEX edhe një herë tregoi se nuk është neutral sipas statusit, për çka ai do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj këtij misioni, por edhe ndaj Brukselit”, ka theksuar Nikoliq.

 

Kosova Sot

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.