Biberaj: FRD nuk do të hyjë në koalicion me LSI, PS dhe as PD

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, i është përgjigjur negativisht ftesës së Kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për të bërë koalicion me PS. Sipas tij forca politike që përfaqëson nuk do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit me LSI, PS dhe as PD. Kryesocialistit Rama, dje në një konferencë në “Tëiter” ftoi FRD dhe AK për një koalicion në zgjedhje. Biberaj,thekson se FRD kërkon mbrojtjen e votës, prandaj shton se, pikërisht për këtë çështje mund edhe të diskutohet.
MAPO
Add new comment