Pëllumbi: Bashkimi kombëtar jo me krijim “Bathoresh të reja”, Berisha e sabotoi në ‘94

Postuar në 08 Janar, 2013 02:09

 

Profesori i socialistëve analizon nacionalizmin.

“Habi për ndonjë anëtar Kryesie të PS-së që tha se Berisha doli i fituar me këtë tezë”

“Bashkimi varet nga Shqipëria”

Pëllumbi: Berisha sabotoi pajtimin kombëtar në ’94.

Jo nacionalizmit ekstremist
Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është një proces objektiv dhe i pashmangshëm, por që kurrsesi nuk mund të shtrohet në shtratin e një nacionalizmi primitiv të së shkuarës për arsyen e thjeshtë se sot, pas 100 vjetësh, ne jetojmë në një botë të ndryshuar, në Shqipërinë e anëtarësuar në NATO dhe që aspiron për t’u integruar në BE, me një gjeneratë të re që po rritet në kushtet e lirisë, me Kosovën e pavarur dhe e njohur nga rreth 100 shtete, me Marrëveshjen e Ohrit të 13 gushtit 2001, që u njeh shqiptarëve të Maqedonisë të drejtën shtetformuese dhe të drejta të tjera etj. Pra, kemi një perspektivë krejt tjetër dhe instrumentet demokratike për ta garantuar atë nuk kalojnë aspak nëpërmjet nacionalizmit të së shkuarës dhe parullave mbi “Shqipërinë e Madhe”. Në këto rrethana, Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh përmes ndonjë spiraleje të re luftërash ballkanike, si ato që “shoqëruan” shpalljen e pavarësisë 100 vjet më parë, por që bashkimi kombëtar të shihet si pjesë e një procesi më të gjerë, si integrim me dinjitet në Bashkimin Europian. Kjo është rruga, por dhe e drejta që populli shqiptar e meriton plotësisht.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.