BE-ja shpreson se hidhërimi i Nikoliqit nuk do ta pengojë vazhdimin e dialogut

Bruksel, 7 janar – Në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian edhe në fillim të këtij viti, kur është fjala për Kosovën, është vazhdimi i dialogut në nivel të lartë politik. Në këtë prizëm shihet edhe problemi me moslejimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Kosovë. Në selinë e BE-së në Bruksel kanë porositur të hënën se vizitat biletarale në mes të vendeve të rajonit janë pjesë e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe kjo vlen edhe për zyrtarët e lartë të Kosovës dhe për ata të Serbisë. Këto komente kanë ardhur pas moslejimit të vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Kosovë për festën e Krishtlindjeve ortodokse serbe. Por në BE nuk duan të japin ndonjë vlerësim për këtë rast individual, duke thënë se ky është një qëndrim vetëm parimor pa hyrë në detaje.
KOHA DITORE
Add new comment