LAKMI PËR GUVERNATOR

Postuar në 08 Janar, 2013 05:36

 

Gara se kush do të bëhet guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës ka filluar. Shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për të konkurruar. Përveçqë po lobojnë për t’u hyrë në hatër krerëve të institucioneve qeveritare në vend, disa pretendentë kanë trokitur edhe në dyert e institucioneve financiare ndërkombëtare për të marrë bekimin e tyre.

Bankës Qendrore të Kosovës pritet t’i ndërrohet shefi.

Gani Gërgurit, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani, po i përfundon mandati.

Pa u bë as dy vjet të plota ai që u bë guvernator pas arrestimit të ish kreut të BQK-së, Hashim Rexhepi, duhet t’i hyjë garës edhe njëherë për këtë pozitë.

Tashmë, konkursi për guvernatorin e ri është hapur dhe deri në 21 janar është afati i fundit kur kandidatët mund ti’ dorëzojnë aplikacionet e tyre.

Por, për të marrë këtë detyrë, gazeta Express mëson se shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet shumë kohë më herët.

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.