Majko: Po presim që LSI të kërkojë rotacionin

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 04:24

Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Studio 24” të gazetarit Denis Minga në “News 24”, tha se PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo forcë politike që kërkon rrotacionin. Majko e shikon me shqetësim politikën shqiptare ku fitues është më i forti, i cili blen vota. Duke folur për prokurorin e ri të Përgjithshëm, Majko tha se nuk e sheh atë si një supremen, por i kërkon që të zbatojë ligjin.

“Nëse ju keni një lajm nga LSI-ja se po kërkon rrotacionin e pushtetit, ma thoni dhe unë do të kem një përgjigje për këtë pyetje”- ka thene Majko, ne pergjigje te pyetjes nese PS eshte gati per koalicion me LSI-ne.

Sipas Majkos, evolucioni opozitar dhe pasurimi i opozicionit në Shqipëri gjatë vitit 2012 është i paprecedent krahasuar që nga 2005-a, dhe pasurimi i saj me parti të reja ka sjellë një risi për mënyrën e të bërit opozitë në Shqipëri. “Besoj se do të sjellë dhe strukturim të opozicionit në garën elektorale të 2013-s. Koalicionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të regjistrohen deri në datën 23 prill”- tha ai.

Majko ka thene me tej se  “Shpresoj që të mos fiksojë datën 1 prill per daljen nga qeveria që ta bëjë këtë. Po presim përgjigje të qarta. Nuk jam mosbesues, por realist në këtë pikë”.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.