Pasuria e familjes Berisha

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 04:18

Pas dy javë denoncimesh të pasurisë së fëmijëve dhe dhëndrit të kryeministrit Berisha, PS ka vijuar atë që e quan transparencë të pasurive të bllokmenëve të ri blu me Agim Ramën, dajën e Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Gjithashtu, deputeti Taulant Balla deklaroi se Elvana Hana, mbesa e Liri Berishës, është një tjetër miliardere e bllokut blu.

“Sot po ju tregojmë shqiptarëve që edhe të afërmit e brezit të parë të Sali Berishës qenkan edhe këta miliarderë. Daja i fëmijëve të Sali Berishës, Agim Rama, ka pasuri përrallore me vlerë disa miliardë. Mbesa e bashkëshortes së Sali Berishës, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka pasuri përrallore me disa miliardë.

 

Pra, në familjen biologjike të Sali Berishës çdo anëtar i saj është miliarder. Si ka mundësi që çdo anëtar i familjes së Sali Berishës paska vënë gjatë këtyre viteve pasuri të tilla përrallore, ndërsa shqiptarët e thjeshtë jetojnë pasojat e krizës së thellë ekonomike dhe sociale ku i ka zhytur Sali Berisha?”, deklaroi Balla.

“I ripërsërisim sot Sali Berishës kërkesën për t’i dhënë përgjigje shqiptarëve se cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar juristja Argita dhe ndërmjetësi Shkëlzen. Cilët janë pronarët e këtyre bizneseve?”, vijoi ai.

Për të disatën herë deputeti Balla publikisht i ka kërkuar kryeministrit të japë shpjegime për pasuritë e deklaruara të fëmijëve të tij dhe nëse ai nuk ka një përgjigje, të dorëhiqet.

“Kemi edhe një pyetje që lidhet me privatizimin më të fundit të qeverisë së Sali Berishës. Po në privatizimin e katër hidrocentraleve, a ka dhënë konsulencë ndërmjetësi Shkëlzen Berisha për njërën prej kompanive që mund të jetë edhe kompania fituese?”, theksoi Balla, duke përsëritur apelin e zakonshëm. 

“I themi përsëri sot Sali Berishës se ai i detyrohet një përgjigje shqiptarëve. Në të kundërt, ai duhet të marrë përsipër fajësinë publike të pasurimit korruptiv, të marrë përsipër përgjegjësinë ligjore dhe të dorëhiqet, për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe gjykimit të paanshëm të pasurimit të familjes së tij”, shtoi Balla.

 

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.