Vdekja e vajzës, Tavo pezullon mjekët

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 12:42

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur dy grupe që po hetojnë vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare nga Durrësi në spital.

Ndërkohë, ministri VangjelTavo ka pezulluar nga detyra shefat e laboratorit të spitalit të Durrësit dhe Pediatrisë.

“Menjëherë kam urdhëruar ngritjen e dy grupeve specialistësh për të hetuar rastin. Një grup në Durrës dhe një grup në Pediatrinë e Tiranës. Pas përfundimeve të këtyre dy grupeve do marrim një vendim”, u shpreh ministri.

“Paraprakisht kam urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra për shefat e laboratorit të spitalit të Durrësit dhe Pediatrisë së Tiranës”, shtoi Tavo.

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero bën përgjegjës mjekun që priti vajzën 7-vjeçare Arsela Vladi.

Vajza humbi jetën për shkak se ju injektua serum glukoze kur vuante nga diabeti. Me urdher eshte pezulluar nga detyra drejtueset Irena Lila dhe Etleva Myshketa, gjithashu eshte pezulluar menjehere nga detyra dhe mjeku pediater Rasim Lusha, i cili ka ndjekur vajzen.

"Përgjegjësia është në radhë të parë individuale, pastaj edhe institucionale, por më vjen keq t'ju them që mjeku që ka pritur fëmijën në opinonin tim nuk ka qenë i përgjegjshëm. Në kontaktin e parë që pamë me kartelën, ka përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi do të shkojë deri në fund", thotë Pipero.

Ne Xhafzatoj te Durresit, te aferm e te njohur jane mbledhur per t’i dhene lamtumiren e fundit Arsela Vladit, nxeneses se klases se dyte per violine ne shkollen e muzikes “Jan Kukuzeli” te Durresit.  Cdo dite se bashku me te motren, nxenese e se njejtes shkolle per piano, Arsela udhetonte drejt Durresit me pasionin per muziken dhe shkollen.

Prinderit e vajzes te ardhur shume vite me pare nga Lura e Dibres e kane te veshtire te flasin, para se te percjellin vajzen per ne banesen e fundit. Familja Vladi ka dhe dy femije te tjere, vajzen 9 vjece dhe djalin 3 vjec. Policia ende nuk ka nisur hetim per ngjarjen sepse nuk ka nje denoncim nga familjaret ndersa pritet dhe hetimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

 

TCH
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.