Tensioni në Shkup, pak shpresa për kompromis

Diplomatë evroperëndimor në Shkup alarmojnë se rritja e tensioneve dhe përplasjeve politike mund të çojnë drejt perkeqesimit të situatës së përgjithshme në Maqedoni.
Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet e fundit dhe protestat e dhunshme në Maqedoni.
“Ka një përqendrim dhe një shqetësim rreth situatës së fundit dhe tensioneve të krijuara. Bashkësia ndërkombëtare edhe më parë ka paralajmëruar për thellimin e tensioneve. Ndarjet janë thelluar edhe në planin politik dhe në planin ndëretnik dhe mosnderhyrja në kohë të duhur mund të çojë në keqesimin e situatës dhe defokusimin e prioriteteve”, theksoi për INA një burim ndërkombëtar në Shkup.
Sipas tij, faktori ndërkombëtar është i interesuar për një zgjidhje të shpejt përmes dialogut politik dhe për një axhendë kompromisi midis të gjithë faktorëve politik, përndryshe vendi do të humbasë procesin e deritanishëm të arritur në planin e evrointegrimeve.
“Shpresat tashmë janë të vogla për një zgjidhje kompromisi, për shkak të thellimit të hendekut midis partive politike, por megjithatë duhet të jepen impulse për të ecur drejt një rruge të dialogut politik”, nënvizon burimi ndërkombëtar për INA, duke kërkuar mesazhe dhe sinjale më të qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni. (INA)
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment