Arkiv-Lajme të përditësuara
Pacolli, jo pjesë në planin e AAK për qeverisje
Nëse Ramush Haradinaj vendos që të bëjë koalicion me Hashim Thaçin, atëherë ai nuk e sheh pjesë të tij edhe Behgjet Pacollin me subjektin e tij, i cili sot është në koalicionin që qeveris vendin.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se bisedimet janë për koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe jo me Behgjet Pacollin dhe subjektin që ai e drejton.
“Diskutimi është për koalicion me PDK-në në mënyrë që të mund të udhëhiqet një qeveri, e cila garanton dinamikë të shtuar”, është shprehur ai. “Nuk ka diskutime me të tjerët”.
Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën
“Spanja nuk e pranon pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe ky qëndrim i saj nuk do të ndryshojë”, ka thënë Fransisco de Migel Alvares, këshilltar i lartë në Ambasadën e Spanjës në Beograd.
“Spanja nuk e njeh ekzistencën e shtetit të vetëshpallur të Kosovës me kryeqytet Prishtinën”, ka thënë ai për mediat serbe.
Megjithatë, Alvares ka deklaruar se Spanja, si shtet i Bashkimit Evropian, pranon të shqyrtojë marrëveshje të caktuara me Kosovën, të cilat duhet të kenë qasje neutrale ndaj statusit.
Bode: “Albpetrol” na prishi skenarët
Rishikimi i buxhetit për vitin 2012, ose më saktë korrigjimet e fundit, do të ndikojnë në ecurinë e rritjes ekonomike, që sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk do të jetë për këtë vit 3 për qind, por 1 deri në 2 për qind. Këto vlerësime ishin dhënë më parë nga FMN dhe Banka Botërore, por Kryeministri i injoroi, duke i thumbuar se “e shohin gjithnjë gotën gjysmë bosh”.
Në Korfuz për të pikturuar malet e Shqipërisë
Një Enciklopedi mund të konsiderohet gjithnjë si një mision i pamundur, por jo për një studiues si Ferid Hudhri, që i ka hulumtuar prej vitesh gjithë labirintet e artit pamor, shqiptar e të huaj, të të gjitha kohëve. Duke sjellë në treg vepra që do të ishin një punë e madhe kërkimore dhe shumë e vështirë edhe për një ekip të tërë studiuesish, e jo më për një të vetëm.
Schulz: Zgjedhjet, parakusht
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz deklaron në një intervistë për Top Channel se, zgjedhejt e lira dhe të ndershme janë një parakusht jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend që synon Bashkimin Europian.
Ai thotë se zgjedhjet luajnë një rol madhor, pasi janë elementi themelor që tregon se demokracia ekziston. Po ashtu, zoti Schulz thotë se rëndësia e medias së lirë është po aq e rëndësishme sa edhe zgjedhjet e lira.
Konferenca e Gjyqtarëve, zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD
Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, janë dy anëtarët e rinj të këshillit të Lartë të drejtësisë. Konferenca e Gjyqtarëve e thirrur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, votoi për dy anëtarët e rinj, për një mandat 5-vjeçar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e rinj të KLD-së zëvendësojnë dy gjyqtarët të cilëve u mbaroi mandati, Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri. Për këto vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishin shpallur kandidaturat e tyre 7 (shtatë) gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, nga gjykatat e apeleve.
Përmbaruesit e borxhit të CEZ-it
Kolapsi financiar që ka përfshirë sektorin energjetik nxjerr në dritë të tjera fakte mbi mënyrën se si është administruar ky sektor.
Top Channel zbardh kontratat e lidhura mes kompanisë CEZ dhe disa kompanive private për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë. Dokumentat tregojnë se nuk bëhet fjalë për biznes të thjeshtë mes privatësh, por në fokusin e kontratave ka qenë mbledhja e borxheve të institucioneve shtetërore, që administrohen me para publike nga buxheti ose jo.
Grekët: Jemi më shume se 0.87%
"Shumica dërrmuese e minoriteteve që përfaqësojmë ju përgjigjen thirrjes sonë dhe nuk morën pjesë në Census. Legjislacioni, në lidhje me censusin kishte një qëllim të vet legjitimitein e tkurrjes statistikore të pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Edhe zbatimi praktik i tij u shoqërua me fenomene masive të mungesës së plotë të transparencës të abuzimit dhe të manipulimit".
Ka qenë kjo deklarata e përfaqësuesve të Partisë 'Bashkimi për të Drejtat e Njeriut' dhe organizatës 'Omonia', menjëherë pas përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Energjia, banorët e Laprakës protestë në rrugë
Banorë të lagjes Laprakë në kryeqytet kanë dalë në rrugën kryesore duke sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në atë që njihet si kryqëzimi i Laprakës.
Banorët e kësaj lagjeje kanë dalë në rrugë për të protestuar për mungesën e dritave dhe ujit.
Ata shprehen se prej 3 ditësh po vuajnë mungesën e energjisë, edhe pse të gjitha kanë paguar faturat ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.
Duke folur për News 24, banorët kanë kërkuar që kreu u Bashkisë, Lulzim Basha të shkojë t’i takojë, pasi ata kanë votuar për të.
Holtkemper: Duhet zbatim, edhe me 3 ligjet nuk do e merrnit statusin
Për ambasadoren gjermane, Karola Muller Holtkemper, Shqipëria nuk do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, edhe sikur të ishin miratuar tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, ajo shprehet se duhet zbatim.
Sipas diplomates e cila ka folur emisionin “Diplomatikus” në televizionin News 24, reforma parlamentare, ligji për Gjykatën e Lartë dhe ai për nëpunësin civil nuk do të kishin sjellë përgjigje pozitive.