Schulz: Zgjedhjet, parakusht

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 04:26

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz deklaron në një intervistë për Top Channel se, zgjedhejt e lira dhe të ndershme janë një parakusht jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend që synon Bashkimin Europian.

Ai thotë se zgjedhjet luajnë një rol madhor, pasi janë elementi themelor që tregon se demokracia ekziston. Po ashtu, zoti Schulz thotë se rëndësia e medias së lirë është po aq e rëndësishme sa edhe zgjedhjet e lira.

TCH: Parlamenti Europian votoi më në fund një rezolutë për Shqipërinë. Çfarë duhet të bëjë vendi për të merituar statusin kandidat?

Schulz: "Duhet të vazhdojë, pasi mendoj se atmosfera ka ndryshuar në mënyrë shumë të

vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend në mardhëniet me Bashkimin Europian. Nëse zgjedhjet janë të lira e të ndershme, atëherë vendi tregon se elementi themelor i demokracisë ekziston. Pra, zgjedhje të lira, të ndershme e të pavarura. Për këtë arsye mendoj se ato luajnë një rol madhor”.

TCH: Cili është qëndrimi juaj për presionet politike ndaj lirisë së medias?
 
Schulz: “Ju e dini se ka ende shumë për t'u bërë. Liria e medias nuk është ende e garantuar 100%. Ky është një apel, në kuadër të të gjitha raporteve të progresit, një thirrje për garantimin e lirisë së medias, sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Meqënëse është një element i rregullt në raportet e progresit, unë bëj thirrje se liria e medias është po aq e rëndësishme sa zgjedhjet e lira e të ndershme”.

Intervistoi: Arta Tozaj, Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.