Pacolli, jo pjesë në planin e AAK për qeverisje

Nëse Ramush Haradinaj vendos që të bëjë koalicion me Hashim Thaçin, atëherë ai nuk e sheh pjesë të tij edhe Behgjet Pacollin me subjektin e tij, i cili sot është në koalicionin që qeveris vendin.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se bisedimet janë për koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe jo me Behgjet Pacollin dhe subjektin që ai e drejton.
“Diskutimi është për koalicion me PDK-në në mënyrë që të mund të udhëhiqet një qeveri, e cila garanton dinamikë të shtuar”, është shprehur ai. “Nuk ka diskutime me të tjerët”.
Sipas nënkryetarit të AAK-së, partia e tij do ta ofrojë planin e saj për qeverisje dhe në kuadër të tij nuk bën pjesë subjekti i Pacollit. (Koha Ditore)
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment