Energjia, banorët e Laprakës protestë në rrugë

Banorë të lagjes Laprakë në kryeqytet kanë dalë në rrugën kryesore duke sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në atë që njihet si kryqëzimi i Laprakës.
Banorët e kësaj lagjeje kanë dalë në rrugë për të protestuar për mungesën e dritave dhe ujit.
Ata shprehen se prej 3 ditësh po vuajnë mungesën e energjisë, edhe pse të gjitha kanë paguar faturat ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.
Duke folur për News 24, banorët kanë kërkuar që kreu u Bashkisë, Lulzim Basha të shkojë t’i takojë, pasi ata kanë votuar për të.
Bllokimi i rrugës është bërë me anë të disa koshave të mbeturinave, që banorët i kanë nxjerrë në mes të rrugës.
Një ditë më parë CEZ njoftoi se do te kishte mungese energjie ne kete zone, si pasoje e demtimit te nje kablli nga nje firme.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment