Në Korfuz për të pikturuar malet e Shqipërisë

Një Enciklopedi mund të konsiderohet gjithnjë si një mision i pamundur, por jo për një studiues si Ferid Hudhri, që i ka hulumtuar prej vitesh gjithë labirintet e artit pamor, shqiptar e të huaj, të të gjitha kohëve. Duke sjellë në treg vepra që do të ishin një punë e madhe kërkimore dhe shumë e vështirë edhe për një ekip të tërë studiuesish, e jo më për një të vetëm.
“Shqiptarët në Artin Botëror” erdhi si rezultat pikërisht i këtyre kërkimeve të vazhdueshme, prej mbi 40 vjetësh, gjatë të cilave është krijuar një arkiv i pasur prej më shumë se 1400 dosjesh me mbi 7000 njësi arkivore.
Janë një sërë autorësh të njohur, piktorë e skulptorë, punimet e tyre me subjekt shqiptar që ata kanë realizuar, historiku i krijimit dhe i ekspozimit të tyre, lëvizjet që kanë pësuar këto vepra nga njëri vend në tjetrin, si dhe vendndodhja përfundimtare e origjinalit. Autorët e përfshirë në këtë botim janë përzgjedhur nga mbi 1250 artistë, për të cilët janë krijuar dosje të posaçme me të dhëna rreth trajtimit të temës shqiptare, si dhe me riprodhimet e veprave të artit.
Mapo Weekend do të sjellë disa prej tyre, në një cikël shkrimesh dosierë, duke nisur nga numri i kësaj të shtune.
Mapo
Add new comment