Holtkemper: Duhet zbatim, edhe me 3 ligjet nuk do e merrnit statusin

Për ambasadoren gjermane, Karola Muller Holtkemper, Shqipëria nuk do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, edhe sikur të ishin miratuar tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, ajo shprehet se duhet zbatim.
Sipas diplomates e cila ka folur emisionin “Diplomatikus” në televizionin News 24, reforma parlamentare, ligji për Gjykatën e Lartë dhe ai për nëpunësin civil nuk do të kishin sjellë përgjigje pozitive.
Gjatë kësaj interviste diplomatja gjermane shpjegon qartë se rekomandimi i Komisionit Europian i tetorit nuk kufizohej vetëm tek këto tre ligje, mosmiratimi i të cilave ka thelluar debatet mes mazhorancës dhe opozitës, por BE-ja kërkon nga Shqipëria të tregojë zbatim të këtyre ligjeve përveç se miratimin e tyre.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment