Regjim vizash për disa vende ballkanike?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:52

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se mund te pezullohet levizja e lire per disa vende te Ballkanit Perendimor.

Sipas Fajon kjo mund te vije pas shqetesimit per rritjen e numrit te kerkesave per azil dhe ne menyre te vecante azilkerkuesve te rreme dhe problematike jane disa vende.

“Sipas informatave në lidhje me numrin e azilkërkuesve të rreme, ata janë më shpesh qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjes, kohët e fundit. Problemi më i madh ka qenë gjithë kohës me pakicat, kryesisht rome. Kjo është një situatë shumë e ndjeshme dhe ne kemi nevojë ta zgjidhim se bashku dhe ne dialog me Brukselin”- tha ajo.

Ajo shpjegoi se pezullimi i regjimit pa viza mund të ndodhë sidomos në rastin e fushatës politike dhe zgjedhore, si në Gjermani e cila do të ketë zgjedhje parlamentare në pranverë.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu thotë se nje gje e tille mund te ndodhe per ballkanin perendimor ne fillim te vitit 2013.

Fajon theksoi se informacionet e fundit në lidhje me numrin e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor jane alarmante, por se ajo shpresonte se qeveritë dhe qytetarët do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të përmirësuar situatën dhe se të drejtat e njeriut nuk do të shkelen.

“Është e vështirë të vlerësohet kur dhe si do të dalim ne nje perfundim. Vitin e ardhshem do te kemi nje raund te dyte te negociatave. Kjo varet se sa kohë do të marrë tërë procedura”- tha Fajon.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.