Meta: Në zgjedhjet 2013, shqiptarët do të ndëshkojnë ata që bllokuan integrimin

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 16:57

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në Përmet, ku përveç përgatitjeve për nisjen e fushatës elektorale, mori pjesë edhe në anëtarësimin e 200 të rinjve në forcën politike, që ai drejton prej 2004-ës.

Duke e konsideruar LSI-në një parti të hapur për çdo qytetar, që ka vullnet për të punuar për të ardhmen e vendit, zoti Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit do të konfirmojnë vullnetin e shqiptarëve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit.

“Klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin europian për interesat e afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin e gjithsecilit për zhvillimin e vendit, do të dinë të ndëshkojnë edhe për pengesat, që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe qytetarëve”, tha Meta.

Meta në Sarandë: Politikanët duan të fusin përçarje fetare

Kryetari i LSI, Ilir Meta vijoi takimet me strukturat e partisë duke u ndalur në qytetin jugor, Sarandën. Në takim me mbështetës dhe anëtarë të LSI, Meta theksoi se Saranda është shembulli i bashkëjetesës qytetarë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Por kreu i LSI, paralajmëroi se ka politikanë që duan të fusin urrejtjen mes komuniteteve. “Duhet bashkëpunim mes komuniteteve në shërbim të progresit”, shtoi më tej Meta. Kreu i LSI theksoi se, politika pseudo nacionaliste risjell konflikte dhe jo zgjidhje. “Të jesh patriot sot është të zgjidhësh sfidat që ka përpara vendi. Dhe sfida më e madhe para politikës është integrimi. Marrja e statusit do të thotë më shumë investime, më shumë punësim”, tha në këtë takim Meta.

Ilir Meta shprehu besimin se pas zgjedhjeve të ardhshme, LSI-ja do të ketë një rol edhe më të fuqishëm në qeverisje, për shkak të mbështetjes, që kjo forcë politike ka dhënë për zhvillimin dhe integrimin e vendit.
(gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.