Arkiv-Lajme të përditësuara

‘Ekonomia rrezikohet nga shpenzimet në zgjedhje’

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 03:24

Pas vlerësimit të “Moody’s”, për Shqipërinë vjen edhe vlerësimi i agjencisë tjetër për riskun e kreditit, “Standard & Poor’s”. Jo rastësisht theksi vihet te zgjedhjet e 2013-s, duke i cilësuar ato si një test që nuk duhet të neglizhohet.

Rama: Do t'i mbrojmë votat

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 03:22

Partia Socialiste ka nisur një tur analizues nëpër disa qytete të Shqipërirë nga ku do të tregohet mekanizmi se si janë vjedhur zgjedhjet e 2009-s, me qëllim parandalimin e çdo tentative për të vjedhur përsëri në zgjedhjet e Qershorit 2013-ë.

“I quajtur forumi i zgjedhjeve”, PS e hapi siparin e këtyre takimeve nga qyteti i Lezhës. Edi Rama e quajti çështjen e zgjedhjeve si tema e temave për PS, me qëllimin final lirinë dhe fitimin e tyre duke garantuar shqiptarët se Sali Berisha dhe njerëzit e tij nuk do të mund të prekë kutitë e votimit.

Bie ekonomia, rritet korrupsioni

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 03:20

Në vitin 2008 Shqipëria shënoi rezultatin më të mirë në indeksin e korrupsionit që matet nga “Transparency International”. Treguesi u përmirësua nga 2.9 që ishte në vitin 2007 në 3.4 dhe vendi ngjiti 20 shkallë në renditjen botërore.

Në të njëjtën kohë rritja ekonomike shënoi nivelin më të lartë të decades, 7.5 përqind, që ishte dhe viti i fundit i artë i ekonomisë shqiptare. Që pas atij viti të dy treguesit kanë ardhur në përkeqësim, korrupsioni është rritur, ndërsa rritja ekonomike ka ardhur duke u tkurrur.

Tirana anulon takimin PE-Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 03:18

Parlamenti Europian është lajmëruar në momentet e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë, për anulimin dhe shtyrjen për një kohë tjetër, të Komitetit të 6-të ndërparlamentar PE-Shqipëri, i cili ishte parashikuar të mbahej në Tiranë më 19 dhe 20 dhjetor.

Zyrtarët e PE-së janë njoftuar nga pala shqiptare vetëm në ditën, kur në Bruksel ishte zhvilluar mbledhja përgatitore mbi disa vështirësi në Tiranë, për organizimin e këtij takimi në datat e paracaktuara me kohë.

Fule: Shqipëria humbi statusin

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 02:43

Në forumin e “Miqve të Evropës”, i ftuar i veçantë ishte edhe Komisioneri Stefan Fule, i cili gjatë një fjalimi të gjatë për proçesin e zgjerimit, u ndal edhe te Shqipëria, me tone pesimiste për statusin kandidat dhe me mesazhet e radhës për qeverinë dhe opozitën.

Ju ftojmë të ndiqni të plotë pjesën e fjalimit të Komisionerit për Shqipërinë.

SHBA: Shqipëria, jo drejtim nacionalist

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 02:40

Që prej fillimit të muajt gusht, Jonathan Moore mban detyrën e drejtorit të Zyrës për Çështje të Europës Jugore e Qendrore, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë. Një diplomat karriere, Moore është një njohës i mirë i çështjeve të rajonit pasi më parë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë. Në një intervistë për Top-Channel zoti Moore fillimisht komenton vizitën e një muaji më parë në Tiranë të sekretares Clinton, si jashtëzakonisht të rëndësishme.

Haradinaj: Jam i gatshëm të bëhem kryeministër

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 02:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit.  Pak ditë pas kthimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm, zoti Hardinaj në intervistën me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, flet për zhvillimet në Kosovë përfshirë edhe mbështetjen e tij për  procesin e bisedimeve me Serbinë. 

Ushqimet e karburantet, më shtrenjtë se në rajon

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 02:36

Shqipëria ka çmimet më të kripura për ushqimet dhe karburantet në raport me rajonin. E, në këtë situatë, konsumi sigurisht që do të ketë limitet e veta, e diktuar kjo edhe nga kriza. Panorama raporton sot se edhe pse për këtë nuk mund të hiqet një paralele, një farë kuptimi e kanë të dyja. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se shqiptarët e postkrizës blejnë pak nga ato që kushtojnë shtrenjtë dhe kursejnë shumë.

Provimi i shtetit, mbesin gjysma e infermierëve të ardhshëm

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 14:35

Për të dytën herë radhazi, gjysma e infermierëve të ardhshëm kanë mbetur në provimin e shtetit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, 40-50 përqind e kandidatëve të infermierisë kanë pasur nivelin më të ulët të formimit arsimor, krahasuar me degë të tjera si mjekësia apo stomatologjia. 

Testi ka qenë i një niveli mesatar, ndërsa pyetjet janë bërë në bazë të programeve orientuese, që janë shpallur muaj më parë, të shkëputura nga lëndët mësimore.

Librazhd, rebelohen mësuesit, protestojnë për rimbursimin e transportit

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 14:34

Një grup mësuesish nga shkolla të ndryshme në nënprefekturën e Librazhdit kanë protestuar në mesjavë në Zyrën Arsimore,duke bojkotuar edhe procesin mësimor. Shkak i protestës së tyre është bërë mosrimbursimi i biletës së transportit, orëve suplementare dhe i vështirësive të punës. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara