Arkiv-Lajme të përditësuara
DASH: Zhgënjim që Shqipëria humbi mundësinë e kalimit të ligjeve
Drejtori i zyrës për Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri, bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Evropian. Në një intervistë Zërin e Amerikës, një ditë para nisjes për një vizitë disaditore në Shqipëri, diplomati amerikan u bën thirrje partive kryesore politike që të votojnë në parlament tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë.
Topi në Gjirokastër: Vriteni frikën, dilni në votimi dhe merrni ndryshimin në dorë
Fryma e Re Demokratike zyrtarizmi degën e saj në Gjirokastër.
Topi uroi sërish nga Gjirokastra si për festën e pavarësisë, ashtu edhe për atë të çlirimit. FRD solli në vëmendje mungesën e pjesëmarrjes në votime, çka sipas zotit Topi, tregon mungesën e besimit tek politika dhe trajtimit jo të drejtë të saj ndaj qytetarëve.
Skandali i përgjimeve, Krasniqi: Bisedat treguan karakteret e tyre të vërteta
“Në jetën time politike, prapaskenat kurrë nuk kanë qenë as formë, as praktikë përbuzëse për punën e shokëve me të cilët kam bashkëpunuar e bashkëluftuar, me ata që jo pak na ka ndarë fija aq e hollë midis jetës dhe vdekjes”. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një reagim dërguar mediave në lidhje me përgjimet e zyrtarëve të PDK-së të publikuara në mediat kosovare ditët e fundit.
Për ty atdhe… ose për ty Inva Mula
Një titull nderi, një album e një koncert gala me muzikën më të mirë shqiptare kanë sjellë sërish në Tiranë sopranon Inva Mula. Që, si gjithmonë, ka ditur ta bëjë dhe shfrytëzojë mirë zhurmën mediatike. Me muzikën e saj por dhe miqtë VIP. Pikërisht atëherë kur i duhej… me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, sigurisht
E vogla familje e madhe e Invës dhe Et’hemit
Gjashtë orë peng për drogën, arrestohet speciali i “Beretave të kuqe”
Tiranë Një pazar i shkuar keq në trafikun e marijuanës është pasuar me pengmarrjen e një 25-vjeçari, i cili ka qëndruar për 6 orë nën presion. Protagonist i kësaj ngjarjeje është një efektiv i forcave Komando të ushtrisë, i arrestuar tashmë së bashku me dy persona të tjerë për pengmarrjen e të riut nga Farka. Burime zyrtare të policisë i thanë MAPO-s se ngjarja kishte si prapavijë një sasi marijuane të bllokuar, pa mbërritur në destinacion, megjithatë hetimet në këtë drejtim janë ende të paplota.
Haradinaj, deputetëve: Do punoj me të gjithë ju. Dua ta shoh Kosovën fituese
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës gjate seances solemne ne nder te tij se do të punoje shumë që Kosova të ecë përpara.
“Është sfiduese te flas para jush, sidomos për faktin që ju jetoni çdo ditë me punë, me sfida të cilat përballet vendi ynë. Por edhe ne i kemi bashkëndje ato sfida që ju jeni përballur”, tha Haradinaj në fjalimin e tij.
Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri
Mijëra automjete të mbuluara me flamujt kombëtarë, e këngë patriotike, kanë kaluar kufirin për në Shqipëri të mërkurën. Nuk janë të paktë kosovarët të cilët ia mësynë Shqipërisë, në shënim të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Shumë prej tyre kishin planifikuar të shkonin 2 ditë më herët, ndërsa nuk ishin të paktë ata që morën rrugën më 28 Nëntor për të festuar në Vlorë e Tiranë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, qarkullimi i personave në këto ditë feste për në Shqipëri dhe anasjelltas, ka qenë mbi 60 mijë veta.
“Palestina”, MPJ: Paqja është zgjidhja e vetme
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka lëshuar një deklaratë ku sqaron qëndrimin e saj dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u miratua me shumicë votash një rezolutë me anë të së cilës OKB i njeh Palestinës statusin e Shtetit Vëzhgues.
Shqipëria ishte ndër vendet që abstenuan bashkë me 40 vende të tjera të rajonit dhe të Evropës.
Oliver Schmitt|: Shqipëria e madhe? Debat emocional që nuk përbën koncept
Historiani Oliver Schmitt shprehet, megjithatë, se diskutimi për një bashkim eventual të shqiptarëve në Ballkan është një debat emocional, i cili aktualisht nuk paraqet ndonjë koncept. Sipas tij, në gjendjen e tanishme, një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do ishte aq një problem për rajonin, sesa, për shkak të mangësive të njohura në politikë dhe në administratë në Shqipëri apo në Kosovë, kryesisht për qytetarët e një shteti të tillë.
Meta përplaset me Berishën: T’i jepen merita Enverit, përderisa i jepen Zogut
Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate e PD-së në qeverisje prej më shumë se tre vjetësh, kërkon ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës. Deklaratën e bëri dje kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, gjatë homazheve që bëri në monumentin “Nënë Shqipëri” me rastin e 29 Nëntorit.
Figura e Hoxhës