Arkiv-Lajme të përditësuara

Fyle: S’jemi duke propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim. Statusi, i arritshëm

Postuar në 26 Nëntor, 2012 16:30

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka deklaruar sot se BE nuk eshte duke propozuar hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise, por ka shtuar se statusi i vendit kandidat ehste i arritshem.

Fyle ka vleresuar progresin e bere nga vendi yne gjate nje viti, duke vecuar marrëveshjen ndërpartiake në procesin e reformave dhe perparimin e saj.

Kete deklarate Fyle e ka bere nga Zagrebi, ku ka folur gjatë një forumi për Ballkanin Perëndimor për statusin kandidat të vendit tonë në BE si dhe ecurinë e procesit të integrimit në BE të vendeve Ballkanike.

Thaçi: Dy shtete nuk u bënë me dëshirën tonë

Postuar në 26 Nëntor, 2012 16:28

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë jo vetëm që po festohet gjithandej, por edhe po shprehet haptas keqardhje që shqiptarët nuk jetojnë në një shtet të vetëm në Ballkan.

Në një akademi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi, janë shpalosur fakte e argumente historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar se kjo datë megjithatë kishte nda shqiptarët në shumë shtete.

‘Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë’

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një deklaratë për televizionin publik të Kosovës (RTK) duke komentuar vendimin për mbajtjen në paraburgim të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, lidhur me rastin Kleçka, ka deklaruar se ky është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Ai madje e ka cilësuar këtë vendim si “masakër e drejtësisë” në Kosovë.

Dritëro Agolli: Po glorifikohet Ahmet Zogu dhe po errësohet figura e Ismail Qemalit

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:29

Shkrimtari Dritëro Agolli është shprehur në një intervistë për gazetën Panorama rreth zhvillimeve në kuadër të 100 vjetorit. Ai ka pohuar se në këtë 100 vjetor po bëhen përpjekje për të glorifikuar figurën e Ahmet Zogut për të errësuar figurën e Ismail Qemalit.

Festë në Shqipëri? Administrata mendon të bëjë një udhëtim jashtë

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:26

Edhe pse në Shqipëri kemi festë, punonjësit e shtetit po shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar jashtë vendit.

Për shkak të pushimeve të paguara si pasojë e festës, grupe kolegësh, por edhe familjarë kanë zgjedhur të prenotojnë dhe të përfitojnë nga ofertat e agjencive turistike për të kaluar jashtë vendit vitin jubilar të Pavarësisë.

Cërrik, digjet kinemaja 60-vjeçare

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:24

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës kinemanë e qytetit të Cërrikut duke e djegur plotësisht atë.
Zjarri që zgjati rreth 1 orë, shkrumboi gjithçka duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikëset dhe policia e patën të vështirë të vinin nën kontroll flakët për shkak të intensitetit të tyre të ndihmuara edhe nga era.
Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri dhe dëmet janë vetëm materiale. Edhe pse i përmasave të mëdha, zjarri nuk ka rrezikuar ndërtesa të tjera.

Aktivitetet për 100 Vjetorin, rrugët që do të bllokohen në 25 dhe 26 Nëntor

Postuar në 25 Nëntor, 2012 12:06

Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kryeqytet, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një njoftimi për mediat, policia e kryeqytetit informon qytetarët se në datat 25 dhe 26 Nëntor do të ketë kufizime të qarkullimit në disa zona, nga ora 19:00 deri në 23:00, për shkak të zhvillimit të provave të Paradës Ushtarake.

Gjyqtari Neritan Tabaku në prokurori me qafore, “ngec” në pyetjen e tretë

Postuar në 25 Nëntor, 2012 12:04

Gjyqtari i shumëpërfolur i Durrësit, Neritan Tabaku, i cili dha pafajësi për Ilir Xhakjen, vrasësin e shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, rrezikon të merret i pandehur për moszbardhjen e vendimit, ndërsa prokuroria kërkon me ngulm një version nga vetë i hetuari. Ai është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e enjte, më datë 22 nëntor, ku u ndal në zyrën e prokurorit Julian Zonja, i cili kishte bërë gati pyetjet për këtë person.

Deimel: Marrja e statusit në dhjetor? Shumë e vështirë

Postuar në 25 Nëntor, 2012 12:01

Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore shprehet në Deutsche Welle mbi rritjen e zërave kritikë dhe skeptikëve për marrjen e statusit kandidat në dhjetor.

 

DW: Zonja Deimel, ju jeni bashkëautore e librit "Urë mbi ujëra të trazuar. Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri". Përse Shqipëria ka ende nevojë për mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmën e tyre, sa herë që ka një krizë politike?

Zhduken flamujt falsë nga institucionet dhe dyqanet, tregtarët: I shitnim prej tri vitesh

Postuar në 25 Nëntor, 2012 04:42

Institucionet zëvendësojnë flamujt e deformuar me ata të miratuar me ligj pas debateve në Parlament.

Tregtarët: Na mbaruan ata kinezë, por edhe u paralajmëruam nga policia.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara