Arkiv-Lajme të përditësuara
Vetëvritet në shërbim brenda Ministrisë së Mbrojtjes
Një ushtarak i ka dhënë fund jetës brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Gëzim Tare, 53 vjec , me detyrë oficer i ndërlidhjes.
Policia bën me dije se ai është vrarë me armën e shërbimit, dyshohet në kushte të depresionit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04.00, kur ai ka qenë me detyrë në turnin e tretë. Po hetimet për zbardhje të detajeve të ngjarjes.
Panorama
Pas bashkimit të Pavarësisë, vjen përçarja e Çlirimit
Pas festës madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tiranës, Vlorës, gjithë Shqipërinë, Kosovë dhe troje të tjera ku jetojnë shqiptarë, sot rikthehet përçarja e Ditës së Çlirimit.
29 Nëntori është data zyrtare e festimit të kësaj dite, por klasa politike ndan dy qendrime të kundërta, përkatësisht të djathtët e festojnë çlirimin në të njëjtën ditë me Pavarësinë, ndërsa të majtët respektojnë 29 Nëntorin.
Hagë, Haradinaj shpallet i pafajshëm
Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn dhe dy ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së duke i liruar ata nga të gjitha akuzat e ngritura.
Ky ishte vendimi përfundimtar që i jep fund maratonës disa-vjeçare gjyqësore të zotit Haradinaj me drejtësinë ndërkombëtare. Veç Haradinajt pafajësinë morën edhe dy ndihmësit e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, sapo të plotësohen procedurat e këtij procesi.
Zbulohen arkivat britanike, konsujt: U kemi bërë gjëmën shqiptarëve
Janë mbi 20 mijë kopje dokumente që historiania Valentina Duka përzgjodhi nga Arkivi Kombëtar Britanik, me synimin për të ngritur teza të reja për rishkrimin e historisë nga këndvështrimi i arkivave të huaj. 1800 prej tyre ajo i përzgjodhi për t’i sjellë në një botim të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, titulluar “Shqipëria dhe shqiptarët në dokumentet britanike” (tetor 1913-dhjetor 1913). “Kam punuar për një kohë shumë të gjatë, aq sa kur mbaronte dita nuk shihja mirë nga sytë”. Në këtë botim me dokumente, Prof. Dr.
Parada ushtarake e Pavarësisë
1800 trupa të forcave të Armatosura të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Forcave të Sigurisë së Kosovës parakaluan për rreth një orë në sheshin Skenderbej, në prani të autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë,Kosoves, miqve te huaj të ftuar në festë dhe mijëra qytetarëve që ndoqen me kureshtje paradën e Pavaresise.
Skandal me ndarjen e tortës së Pavarësisë
Në sheshin “Skënderbej” është krijuar kaos nga qytetarët, të cilët shtyhen që të marrin një copë nga torta e Pavarësisë. Dëshira për të shijuar tortën po shoqërohet me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj, po shtyjnë njëri-tjetrin.
Mësohet se një gruaje rreth të 40-ve i ka rënë të fikët nga dyndjet që ndodhin. Qytetarët janë turrur mbi tortë, duke treguar një babëzi të mjaft njerëzve, ca nga kurioziteti e ca me sa duket të paushqyer mirë për Ditën e Pavarësisë, pasi njerëz me qese e me tasa turren të marrin sa më shumë.
Deklarata e Pavarësisë s'është gjetur ende, dyshohet se ndodhet në Beograd
Deklarata origjinale e shpalljes së Aktit të Pavarësisë në vitin 1912, edhe pas 100 vjetësh, nuk është gjetur.
Një vit më parë, në një intervistë për gazetën “Shqip”, Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit të Shtetit, pati deklaruar se kërkimet do të intensifikoheshin në këtë përvjetor të rëndësishëm.
Për fat të keq, ende nuk janë në gjurmët e këtij dokumenti të lindjes së shtetit. Nika shprehet se ndër vite, historianët kanë neglizhuar në kërkimet për gjetjen e origjinalit, ndërkohë që sipas saj, një pjesë edhe kanë bërë deklarata abuzive.
Amnistia për 100 vjetorin, ‘hapen’ burgjet
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar sot hapjen e dyerve të burgjeve për të gjithë ata që përfitojnë nga amnistia në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Mësohet se procedura e lirimit të tyre në kuadër të kësaj faljeje do të zgjasë deri në orët e mesnatës së sotme, ndërkohë që raportohet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, që gjithçka të bëhet konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.
Refuzohet kërkesa, Limaj mbetet në paraburgim
Refuzohet ankesa e avokatëve mbrojtës ndaj vendimit për paraburgim të Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut vendosi sot që ta kthejë mbrapsht ankesën e avokatëve ku kërkohej lirimi nga paraburgimi i Limajt dhe tre të tjerëve për rastin Kleçka.
Avokati Tahir Rrecajt tha se ata po mbahen në burg padrejtësisht dhe brenda dy ditësh do të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë.
Këtë vendim ai e quajti politik por jo nga Kosova por me ndikim nga Beogradi.
ANSA: Berisha po riluan me kartën e “Shqipërisë së Madhe” me rastin e 100-vjetorit, për zgjedhjet e ardhshme
Agjencia e lajmeve italiane ANSA, gjatë një shkrimi të vet për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se kryeministri Berisha po riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe.
“Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”, shkruan ANSA pas një deklarate të bërë nga Berisha një ditë më parë, me rastin e inagurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë.