Parada ushtarake e Pavarësisë

Postuar në 28 Nëntor, 2012 13:22

1800 trupa të forcave të Armatosura të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Forcave të Sigurisë së Kosovës parakaluan për rreth një orë në sheshin Skenderbej, në prani të autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë,Kosoves, miqve te huaj të ftuar në festë dhe mijëra qytetarëve që ndoqen me kureshtje paradën e Pavaresise.

Ne shenje simbolike kuadrati i pare qe parakaloi ishte ai i veterenave te luftes. Dhe po aq simbolik ishte kuadrati qe parakaloi menjehere pas tij,perfaqesuesit e vendeve anetere te NATO-s, ku Shqiperia ben pjese qe prej vitit 2009.

Forcat e Armatosura te Republikes së Shqipërisë në këtë 100-vjetor te shtetit shqiptar krenohen veçanërisht batalionin e forcave speciale të trupave komando, te njohura si beretetat vishnje dhe te certifikuar nga komanda e pergjithshme e NATO-s si elita e Forcave te Armatosura te Shqiperise. Me misionet paqeruajtese dhe luftarake ne Afganistan, me deshmorin Feti Vogli, ata jane shnderruar jo vetem ne krenarine e ushtrise shqiptare.

Gjate parades, ajo qe terhoqi me shume vemendjen ishte truproja e nderit e Forcave te Forcave te Armatosura qe performoi per here te pare një skenar veprimesh rreshtore me arme dhe koreografi, nje risi kjo per Ushtrine Shqiptare dhe qe pritet te shnderrohet ne tradite te ketij formacioni elite.

Perkrah miqve te huaj, pjesemarres ne ceremoni, Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, qe pershendeti i pari paraden, u shpreh besimplote per te ardhmen e kombit shqiptar, qe ndryshe nga 100 vjet me pare, sot ka ne krah aleancen me te fuqishme te globit.

Ndersa Kryeministri Berisha kishte zgjedhur nje motiv tjeter ne fjalimin e tij per te nderuar Pavaresine e Shqiperise. Pasi u beri homazheve, duke permendur me emer heronjte e themelimit te shtetit shqiptar apo sic i quan ai 40 shenjtoret e pavaresise, Kryeministri Berisha, qe nuk fshehu dot emocionet, kete 100-vjetor ia dedikoi çdo shqiptari te thjeshte.

 

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.