Hagë, Haradinaj shpallet i pafajshëm

Postuar në 29 Nëntor, 2012 03:26

Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn dhe dy ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së duke i liruar ata nga të gjitha akuzat e ngritura.

Ky ishte vendimi përfundimtar që i jep fund maratonës disa-vjeçare gjyqësore të zotit Haradinaj me drejtësinë ndërkombëtare. Veç Haradinajt pafajësinë morën edhe dy ndihmësit e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, sapo të plotësohen procedurat e këtij procesi.

Ndaj Haradinajt dhe dy bashkëpunëtorëve të tij ngriheshin gjashtë akuza, mes të cilave rrëmbimi, tortura dhe vrasja. Kjo është hera e dytë që zoti Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Fillimisht zoti Haradinaj mori pafajësinë më 3 prill të 2008-ës, por çështja ndaj tij u rikthye për gjykim të pjesshëm në vitin 2010.

Vendimi i gjykatës është pritur me gëzim në rrugët dhe sheshet e Prishtinës nga qindra mbështetës së Haradinajt dhe Aleancës për Ardhmërinë, subjekti politik i formuar e udhëhequr nga ish-luftëtari i lartë i UÇK-së.

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.