Arkiv-Lajme të përditësuara
Pritja zyrtare: Incidenti, Rama letër Nishanit: S’je President
Kryetari i PS i shkruan Presidentit pas incidentit në pritjen në Pallatin e Brigadave, ku i pari e mori fjalën kreu i Partive të Djathta Europiane, Martens. Rama: “S’jeni në gjendje të silleni si kryetar shteti as për qoka”. Reagon Presidenti: “Martens dhe kryetarët e shteteve të PPE kanë lobuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Çfarë ndodhi në Pallatin e Brigadave natën e pritjes për 28 Nëntorin.
Berisha: Albanofobia, re që qarkullon në rajon
Kryeministri i vendit, Sali Berisha tha sot se “albanofobia” është ende një re që qarkullon në rajon.
Kjo tha kryeministri vjen nga ata të cilët janë mësuar ti shohin si qytetar të dorës së dytë apo të tretë , dhe si pranojnë dot si qytetarë të lirë.
Shqiptarët sot tha kreu i qeverisë, janë më të bashkuar se kurrë dhe çdo pëllëmbë në trojet etnike është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari.
Përgjimet në Prishtinë, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”
Telefonatat e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Hashim Thaçi, janë përgjuar dhe komentet e tyre mbi një eksponent të fuqishëm të kësaj partie, Jakup Krasniqi, janë publikuar në mediat e Kosovës.
Kriza prek edhe depozitat, kreditë katër herë më pak
Entuziazmi se rritja e depozitave në sektorin bankar vazhdon, duket se do të mbarojë së bashku me vitin 2012. Shifrat e Bankës së Shqipërisë po tregojnë një tjetër realitet ku shqiptarët nuk kanë ç’të kursejnë më, duke mos depozitar më para në bankë. Nga ana tjetër, mosshoqërimi i këtij fenomeni me rritje të konsumit tregon se shkak është rritja e çmimeve.
Por, as kreditimi nuk është në ditët më të lulëzuara dhe 2012-a, ashtu sikurse e pranoi edhe ministri i Financave pak ditë më parë, është viti më i vështirë përgjatë krizës dhe këtë tashmë po e reflekton edhe sektori bankar.
Strategjia elektorale, PS-ja mbledh Kryesinë
Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e saj për të diskutuar strategjinë e miratuar në Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja behet nen drejtimin e liderit te PS-se, Edi Rama dhe bashke me strategjine mesohet se ne te do te diskutohet, situata politike aktuale.
Ne mbledhjen e saj te fundit, Asambleja e Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi platformën për strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Nishani: E kam gati kryeprokurorin e ri. Martens është mik i gjithë shqiptarëve
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “Top Story” se mandati i kryeprokurores ka mbaruar dhe se është bërë zgjedhja e kandidaturës zëvendësuese.
Ramushi “ringjall” skenën politike
Vetëm pak kohë pasi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është liruar nga të gjitha aktakuzat, bashkëpartiakët e tij kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha në skenën politike.
Nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala, është shprehur i sigurt se politikës kosovare do t’i ndryshojë “formacioni”, ndërsa ka pohuar se Haradinaj është i gatshëm që t’i prijë qeverisë, madje edhe me partinë e kryeministrit aktual, Hashim Thaçi.
Mediat greke: Berisha irredentist
Pas anullimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë për shkak të deklaratës së kryeministrit Berisha, reagimet kanë vazhduar në Greqi në faqet e shtypit grek, si dhe në të gjitha mediat televizive të vendit.
“Tension i befasishëm me Tiranën”, shkruan e përditshmja “Ta Nea”. Në faqen e parë “Kathimerini” ka titull “Referime irredentiste të Berishës”. Gazeta pro-qeveritare “Eleftheros Tipos” e konsideron si “sfidë të pabesueshme” deklaratën e Berishës, sipas të cilit “Shqipëria e Madhe arrin deri në Prevezë”.
Martens hap pritjen shtetërore
Aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë janë mbyllur me pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave, ku pavarësisht dhjetëra të ftuarve në pritje, kjo nuk e ka penguar fillimin me më shume se një orë vonesë të ceremonisë për shkak të zhvillimit paralelisht të një koncerti në Pallatin e Kongreseve.
Presidenti Nishani në “Top-Story”
Presidenti i Republikës, Zoti Bujar Nishani, u rikthye në emisionin e përjavshëm “Top-Story” të Sokol Ballës, por në një ambient krejtësisht të veçantë.
Ndryshe nga intervista e tij e parë në ditët pas marrjes së detyrës, e realizuar në studiot e “Top-Channel”, Presidenti u intervistua këtë herë nga selia e tij, në Presidencën e Shqipërisë.