Berisha: Albanofobia, re që qarkullon në rajon

Kryeministri i vendit, Sali Berisha tha sot se “albanofobia” është ende një re që qarkullon në rajon.
Kjo tha kryeministri vjen nga ata të cilët janë mësuar ti shohin si qytetar të dorës së dytë apo të tretë , dhe si pranojnë dot si qytetarë të lirë.
Shqiptarët sot tha kreu i qeverisë, janë më të bashkuar se kurrë dhe çdo pëllëmbë në trojet etnike është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari.
“Ne u ofrojmë fqinjve,bashkëpunim, mirëbesim dhe mirëkuptim, por ata që mendojnë se mund të trysnojnë të drejta tona do të dështojnë siç kanë dështuar deri sot”- theksoi Berisha.
Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me të rinj të minibashkisë Nr.5 në Tiranë, pas anëtarësimit të 400 të rinjve të kësaj minibashkie në Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh se PD-ja 22 vite më parë PD u krijua nga aspiratat e të bashkëmoshtarve
Kryeministri duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997, tha se ishin të rinjtë që pas rebelimit e sollën sërish në pushtet.
“Pasardhësit e diktaturës më të egër në 97 erdhën me dhunë në pushtet, mbi një rebelim. Por ishit ju, bashkëmoshtarët tuaj, që ata që erdhën me dhunë i përzutë me votë.”- tha kryeministri Berisha.
Berisha u tha të rinjve të Tiranës se PD-ja u krijua 22 vite më parë nga idealet tuaja, aspiratat, si guxim i bashkëmoshatarëve tuaj të atyre viteve.
Panorama
Add new comment