Arkiv-Lajme të përditësuara

Vlora nuk e bashkon dot politikën, Rama e Berisha festojnë veç e veç

Postuar në 27 Nëntor, 2012 14:08

Kryeministri Berisha mbërriti në mbrëmje në Vlorë, për të festuar me qytetarët shpalljen një shekull më parë të pavarësisë. Kryeministri përjetoi me emocion të veçantë pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga qytetarët, të cilët e shoqëruan në një pjesë të rrugës nga Levani deri në hyrje të qytetit.

The Guardian’: Zemërim ndërsa Shqipëria feston ditëlindjen e 100 me therjen masive qengjash

Postuar në 27 Nëntor, 2012 14:06

“Duke pritur më kot për një anulim në minutat e fundit të vendimit, 1.000 qengja do të theren të mërkurën si kulmi i festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Turqia lejon veshjen islamike nëpër shkolla

Postuar në 27 Nëntor, 2012 12:36

Qeveria turke miratoi rregulloren e re të arsimit që lejon përdorimin e veshjes islamike për femrat edhe në institucionet arsimore publike. 

Cështja e përdorimit të kësaj veshjeje ka qenë në qendër të debatit prej vitesh në Turqi dhe herë pas here është shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes mbështetësve të shtetit sekularist dhe partive me sfond fetar. 

Slloveni, protesta masive, dhjetëra të plagosur

Postuar në 27 Nëntor, 2012 12:33

Të paktën 25 persona u arrestuan dhe 15 të tjerë u plagosën, në protestat e mbajtura të martën në qytetin slloven të Mariborit. 

Me mijëra qytetarë të qytetit të dytë më të madh të vendit u tubuan kundër kryebashkiakut Franc Kangler, pas publikimit të disa skandaleve në media, që përfshijnë Kanglerin në disa afera korrupsioni.

Ministri i Brendshëm, Vinko Gorenak, u shpreh se kishte prova të qarta për organizmin e protestimeve të dhunshme, ndërsa theksoi se policët u provokuan dhe se shpërthimi i dhunës kishte qenë i organizuar.

Bojkotohet Akademia e Shkencave, Milo: Përçarje e qëllimshme nga qeveria në këtë 100-vjetor

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:21

‘Akademia solemne kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë’ ka përplasur dy institucionet shtetërore të shkencës, Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Albanologjisë.

Mbajtja e të njëjtës konferencë edhe nga Qendra e Albanologjisë ka bërë që përfaqësues të shtetit të bojkotojnë konferencën e mbajtur në Akademinë e Shkencave, që sipas nënkryetarit Myzafer Kërkuti ishte planifikuar shumë kohë më parë.

“Amnesty International”, “Remzi Hoxha”: Drejtësi e vonuar, fajtorët janë të gjithë të lirë

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:19

Vendimi i pak ditëve më parë i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të zhdukjen se biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxhja ka sjellë reagimin e ‘Amnesty International’. Organizata e drejtave të njeriut, përmes një materiali të publikuar shpreh keqardhjen që drejtësia shqiptare nuk vuri në vend drejtësinë për familjen e Remzi Hoxhës, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 1995.

Sipas ‘AI’, të tre personat e shpallur fajtorë në këtë çështje, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, vazhdojnë të jenë të lirë.

100 vjet pavarësi, përurohet memoriali i Shqiponjës tek rreth-rrotullimi i doganës

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:18

Tirana është përfshirë nga atmosfera e festës së pavarësisë ditën e sotme me një sërë aktivitetesh, një ndër të cilët ishte edhe përurimi i memorialit të “Shqiponjës”, i vendosur në rrethrrotullimin e Doganës, në Tiranë, i cili tashmë do të mbajë emrin “Sheshi Shqiponja”.

“Dy shtete, Kosovë e Shqipëri nuk u bënë me dëshirë”

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:16

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë jo vetëm që po festohet gjithandej, por edhe po shprehet haptas keqardhje që shqiptarët nuk jetojnë në një shtet të vetëm në Ballkan.

Në një akademi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi, janë shpalosur fakte e argumente historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar se kjo datë megjithatë kishte nda shqiptarët në shumë shtete.

AK: Referendum për bashkimin 26/11/2012

Postuar në 26 Nëntor, 2012 16:34

Aleanca Kuqezi paralajmëron mbajtjen e referendumit popullor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Lideri i kuqezinjeve Kreshnik Spahiu, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, ftoi shqiptarët që të bashkohen më 28 nëntor në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Ai tha se më 28 nëntor Aeanca Kuqezi do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, fillimisht përmes një peticioni që do t’i dorëzohet komisioneve zgjedhore në Prishtinë dhe Tiranë.
Teksa paralajmëroi idenë e referendumit, Spahiu shmangu tërësisht emrin “Kosovë”, duke e quajtur territorin e saj “Shqipëria veriore”.

Rishpërndarja e mandateve, Gjiknuri: Informuam ambasadorët

Postuar në 26 Nëntor, 2012 16:31

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me ambasadoret e akredituar ne Tirane, per ceshtjen e rishperndarjes se mandateve te deputeteve per vitin 2013.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, njeheresh sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste ka dekalruar pas takimit se ai ka qene nje takim thjesht informues.

“Ne dhamë argumentet tona, analizën qe kemi bere në KQZ, por në mënyrë më të përmbledhur. Ishte nje bashkëbisedim per te treguar cili është problemi dhe për të parë se cfarë do të bëjmë”- tha ai per mediat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara